Të shtunën më 10 korrik 2021, kuzhinierja e famshme marokene Laila Chini, fituese e Masterchef Morocco, ishte viktimë e një akti islamofob dhe racizmi, në një restorant japonez në kryeqytetin marokene, Rabat.

Gruas së re iu ndalua hyrja në restorantin japonez të Funky Chen për shkak të hixhabit të saj dhe vendosi ta denonconte këtë diskriminim urrejtës në rrjetet sociale.

“Kjo është hera e parë që kam përjetuar një gjë të tillë. Unë kam vizituar vende të shumta dhe kurrë nuk më është ndaluar hyrja në një restorant për shkak të hixhabit tim. Dhe të mendosh se Maroku është një vend musliman, përjetimi i një diskriminimi të ngjashëm është disi tronditës “. 

Rasti ndezi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues shprehën indinjatën e tyre dhe kërkuan që të bojkotohej restoranti.

Ata gjithashtu këshilluan shefen në fjalë, Laila Chinin, të paraqiste një ankesë kundër menaxherëve të restorantit në mënyrë që të arrihej drejtësi.

Pas protestës, restoranti i kërkoi falje viktimës duke siguruar që gratë e mbuluara do të jenë të mirëseardhura në vend dhe se incidente të ngjashme nuk do të përsëriten. Sidoqoftë, postimi i restorantit u hoq më vonë nga Instagram, si një shenjë e dukshme të një përpjekje për të shuar zjarret aty për aty, por që në fakt ishte një hipokrizi e rradhës.

A mund të ketë marrëzi më të madhe se diskriminimi islamofob në një vend musliman? 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.