Nga Besarta Sulejmani
Mëshirë që sjellë freski në çdo shtëpi,
që sjellë dritën e mirësisë dhe devotshmërisë
tek çdokush: pleq e fëmi,
ti që bashkon sofrat e të pasurit dhe të varfërit
dhe sjellë në zemër solidaritet e dashuri,
ti që largon brengën dhe dhuron qetësinë,
në shpirtërat e të gjithë atyre që të presin me mall ty.
E kur ditët me vrull të kalojnë
dhe koha e ikjes sate të vijë sa hap e mbyllë sytë,
muslimani të përcjellë me lot në sy,
duke iu lutur të madhit Zot që edhe vitin tjetër të të presë përsëri,
“por kush e di” thotë me vete, ndoshta për të je ramazani i fundit,
ndoshta po të përcjellë për të fundit herë,
dhe ashtu duke u menduar një mërzi e kaplon thellë.