Ky raport analizon incidentet islamofobe që kanë ndodhur gjatë perjudhës janar-dhjetor 2020. Ngjarje të ndryshme politike dhe shoqërore ndërkombëtare, veçanërisht dy kryesoret si: vrasja e mësuesit në Paris, Party Samuel, dhe sulmi në Vjenë; si dhe ngjarje kombëtare dhe vendase kanë ndikuar në përforcimin e retorikës anti-muslimane.

Kjo retorikë karakterizohet nga gjuhë islamofobe dhe gjuhë urrejtje e shoqëruar edhe me narrativë antiturke.

Gjatë vitit 2020, islamofobia ka pasur në shënjestër kryesisht muslimanë vendas me ndikim në shoqëri, duke i vendosur ata nën presion, e me raste edhe duke iu kërkuar të dënojnë “sulmet terroriste” nëpër botë. Sulmet islamofobe janë drejtuar edhe kundër imamëve, të shoqëruara me tallje publike nga gazetarë dhe opinionistë të ndryshëm.

Po ashtu, platforma të ndryshme në internet, përfshirë portalet e lajmeve dhe rrjetet sociale, vazhdojnë të mbeten mënyra kryesore për promovimin e gjuhës së urrejtjes anti-muslimane. Këto platforma përdoren nga gazetarë, figura publike dhe qytetarë të ndryshëm për të përhapur ndjenja anti-muslimane.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.