Shkolla verore Regional Euro Atlantic Camp 2015 – ”REACT 2015” ALPHA Centre është një kamp i përvjetshëm që ka si synim të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë dhe avantazhet e aderimit të shteteve në NATO.

Ky kamp zhvillohet në datat 28 gusht deri më 3 shtator dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit për temën në fjalë. Pjesmarrësit duhet të jenë student të diplomuar, student të masterit, student të doktoraturës, studjues, hulumtues etj.

Gjuha zyrtare do të jetë anglishtja.

Për pjesmarrësit do të kërkohet pagesa e një tarif simbolike prej 50 euro e cila përfshin:

  • Materiale kinkalerike
  • Kokteilet
  • Një bluzë e stampuar
  • Akomodimi
  • Tre vakte
  • Aktivitete sociale dhe kulturore
  • Eskursione të parashikuara gjatë kampit etj.

Për pjesmarrës nga Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnja dhe Serbia do të ketë një rimbursim të udhëtimit prej 50% ndërsa pjesmarrës jashtë Ballkanit do të paguajnë vetë udhëtimin e tyre.

Për më tëpër informacion vizitoni faqen zyrtare:

http://reactmontenegro.me/

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.