Rahma Rebecca Hossain themeuesja dhe presidentja e institutit ISDHH- Shërbime islame për të persona me kufizime në dëgjim. Ajo e themeloi këtë organizatë jo fitimprurëse në vitin 2015 si mungesë burimesh për të mësuar fenë islame nga vetë muslimanët me aftësi të kufizuara dhe për të lehtësuar integrimin e tyre në komunitet.
Vetë Rebbeca është një person me kufizime të veçanta, mirëpo me aftësi të jashtëzakonshme në komunikim të gjuhës me shenja dhe lexim të buzëve. Ka mbaruar studimet universitare për Art në Rochester Institute of Technology dhe me dhjetra kualifikime në fushën e komunikimit për persona me aftësi të veçanta. Qëllimi i themelimit të ketij instituti, të cilin ajo drejton, është jo vetëm që të rrisë ndërgjegjësimin për arsimimin e personave me aftësi të veçanta në dëgjim, por edhe të kontirbojë për komunitetin e saj që të marrin arsim fetar përmes kësaj platforme.
Vizioni i saj ka qenë gjithmonë të ndërtojë një platformë për të gjithë njerëzit e shurdhër që të gjejnë një zë për të avokuar për veten e tyre duke pasur kështu interpretues të Gjuhës Amerikane të Shenjave (ASL) të aftë të cilët do të bëhen udhëheqës, studiues dhe hulumtues në komunitetetin musliman. Në këtë institut Rebbeca gjithashtu ofron dhe një kurs të vetin online, falas, për gratë me kufizime në dëgjim, dedikuar dijes bazë islame.
Latest posts by Nada Dosti (see all)
- It’s not art, it’s ugly sexism! - Jan 19, 2021
- Gra të fuqishme, Ummet i fuqishëm - Dhj 27, 2020
- Rebecca dhe arti i të predikuait me gjuhën e shenjave - Tet 25, 2020