Reflektimi i artistes afgane emigrante

0

Nga Shamsia Hassani

Eshtë gjithmonë frustruese të jesh në një udhëkryq, veçanërisht kur njëra palë po ikën nga lufta dhe tjetra është vendi yt dhe identiteti yt.

Gjatë dhjetë viteve të fundit kam udhëtuar në disa vende, por kurrë nuk kam menduar të mos kthehem. Familja ime dhe disa miq më kanë thënë gjithmonë të shkoj dhe të mos kthehem për të “shpëtuar nga lufta”. Por unë iu thashë jo, unë dua të pikturoj për njerëzit e mi. Kjo është arsyeja pse unë jam në këtë botë; toka ime është identiteti im. “Mos u shqetëso, do të mësohesh dhe do të kesh më shumë mundësi për të bërë artin tënd. Po sikur diçka të të ndodhë në ndonjë konflikt dhe pastaj nuk je më këtu për të pikturuar për njerëzit e tu? “

Kështu, disa muaj më parë u largova nga vendlindja ime, Afganistani, për të mbijetuar. M’u thye zemra. Trupi im është i sigurt, por shpirti im është akoma në Kabul.

Unë nuk fle mirë natën sepse është ditë në vendin tim, jam konfuze gjatë ditës sepse duhet të fle atje dhe këtu më duhet të jetoj. Kuptimi i jetës ka ndryshuar për mua, koha kalon shpejt, ditët kthehen në netë dhe netët në ditë, tani mendoj se duhet të shkoj në shtëpi dhe të jetoj në luftë.

Por unë jam në një udhëkryq.

Më tregoni çfarë të bëj?

Toka ime është gjithmonë në zemrën time.

Tani nuk jetoj në vendin tim dhe as nuk jetoj aty ku jam zhvendosur, pra ku jam?

Unë jam këtu dhe nëna ime në anën tjetër të botës. Më mungon dhe për këtë nuk jam në paqe. Megjithatë çdo ditë ajo më thotë “Jo, mos u kthe, ky nuk është një vend për ty”.

Tani që talebanët po kthehen në Kabul, mendimi dhe lutjet e vazhdueshme janë për të gjitha gratë, fëmijët që janë ende atje. Në një pjesë të botës ku një grup mizerjesh të etur për dhunë dhe mizogji po fitojnë. Mbështetur nga logjika e pushtetit, e mbushur me çnjerëzore. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.