Refugjatet afgane nisin studimet në Universitetin e Tiranës

0

Refugjatet afgane të cilat janë vendosur në Shqipëri kanë nisur studimet në Universitetin e Tiranës.

Këtë e ka bërë të ditur Matilda Zizolli që është drejtoreshë e Qendrës Sociale Multidisiplinare në bashkinë e Tiranës.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se një gjë e tillë ndodhi pikërisht në Ditën e të Drejtave të Njeriut dhe në përfundimin e fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Studentët refugjatë afganë që braktisën shkollën në Kabul për shkak se talebanët morën pushtetin në Afganistan nisën sot studimet në Universitetin e Bujqësisë në Tiranë. Kështu përfundoi edhe fushata 16 ditore e aktivizmit të dhunës me bazë gjinore. #Dhunë me bazë gjinore #Dita e të Drejtave të Njeriut”, ka shkruar ajo.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.