Reportazhi është ndoshta një ndër format më të bukura në gazetari. Ky lloj zhaneri në të cilin ngjarja rrëfehet përmes tregimit, kërkon një kombinim të njohurive dhe aftësive hulumtuese dhe krijuese në të njëjtën kohë. 

Fjala reportazh, në fjalorët e gjuhës anglisht e frëngjisht ka kuptimin e aktit dhe procesi të raportimit. Kjo fjalë vjen prej frëngjishtes reportage: report [ të rrëfesh diçka që ka ndodhë apo që e ke parë vetë] si dhe age [prapashtesë që u jepet emrave apo nocioneve abstrakte, si voujage, courage etj.]. 

Në fakt, fjala reportazh mund të krijojë pak huti. Kjo sepse në shqip termi “reportazh” është në fakt ai lloj zhanri që në gjuhë të tjera të huaja njihet si raportimi letrar. Letrat sepse dallon nga raportimi gazetaresk i cili është një raportim i ngjarjeve në mënyrë shumë të ftohtë dhe i mbushur me detaje.

Cilat janë disa karakteristika të reportazhit?

Reportazhi në vetvete përshin një përshkrim sipërfaqësor të ngjarjeve, vendeve apo njerëzve apo një kombinim i disa prej tyre. Përshkrim pra nuk duhet të jetë i stërmbushur me detaje si përshembull: emra vendesh, njerëzish, data, shifra, etj. Përshkrimi gjithashtu duhet të jetë i shoqëruar me ndjesi personale dhe përjetime (mundësisht) reale. 

Njarja ose personazhi për të cilën po rrefehet duhet të kalojë përmes një filtri kohor dhe rrjedhë kronologjike.

Si të shkruajmë një reportazh?

Ashtu si llojet e tjera të shkrimit ka një hyrje, zhvillim dhe mbyllje. Mendoni për një temë: mund të jetë një ose disa dukuri, ngjarje, vende apo personazhe.

Fillimisht jepni disa detaje ku mund të pemrendni data dhe emra kryesorë pa e mbingarkuar tekstin. 

Nëse bëhet fjalë për një dukuri atëherë vazhdohet me disa prenoncime apo hulumtime nga disa burime të ndryshme si: mendimi i ekspertëve të fushës, dëshmitarë apo persona të prekur drejtëpërdrejtë nga ngjarja në fjalë shoqëruar më pas me një mendim personal.

Nëse bëhet fjalë për një personazh apo disa, përpiqemi që si fillim të tregojmë lidhjen që kemi me personazhin në fjalë ose arsyen përse kemi zgjedhur të flasim për të. Nëse dëshirojmë të flasim për disa personazhe njëkohësisht atëherë duhet të gjejme një ose disa elment të përbashkët që i lidh këta personazhë: përshembull mund të jenë persona nga fusha të ndryshme mirëpo i bashkon një element i përbashkët: origjina, hobi, ide, nisma, forume, etj. Ose mund të jenë personazhë që vijnë nga e njëjta fushë dhe i njëjti profesion, dhe në këtë rast mund të gjejmë ndonjë element që i veçon: përshembull mund të kenë hobi të ndryshme, apo vijnë nga kultura të ndryshme etj.

Cilat janë sfidat më të mëdha teksa shkruajmë një reportazh?

Së pari: evitimi i rënies në patetizëm. Vërtetë reportazhi është një shkrim letrat por nuk duhet të teprojmë në shprehjen e ndjenja apo në zmadhim të gjërave.

Së dyti: është tepër e lehtë me folur për ngjarje dhe fenomene të rëndësishme, por sfida më e madhe është të rrëfyerit e “historive të jashtëzakonshme nga njerëz të zakonshëml”

Së treti: nëse bëhet fjalë për më shumë se një ngjarje apo personazh duhet të sigurohemi që të jemi etik dhe të ruajmë balancë ndërmjet hapësirës dhe vëmendjes që i përkushtojmë secilës ngjarje apo personazh.

Per disa shembuj reportazhesh mund te vizitoni Reportazh (rubriken https://muslimania.al/category/reportazh/)

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.