Nga Charles M. Blow

Në një aktivitet të mbajtur nga Këshilli për Marrëdhëniet Islamo-Amerikane (CAIR), Përfaqësuesja amerikane e Kongresit, Ilhan Omar-i, e njohur ndyshe si e para grua muslimane e zgjedhur në Kongres, ka mbajtur një fjalim ku ka adresuar mirë dhe qartë problemin e Amerikës me Islamofobinë.

Gjatë atij fjalimi, Përfaqësuesja Omar tha se sulmet e 11 Shtatorit në SHBA kanë ndikuar që të gjithë muslimanët në SHBA të humbisnin lirinë dhe të drejtat e tyre civile.

Por mënyra se si ajo i përshkroi sulmet ka shkaktuar debat të jashtëzakonshëm në SHBA, në të cilin nuk la pa u futur edhe presidenti i vendit Donad Trump.

Ajo u shpreh drejtpërsërdrejti se “disa njerëz bënë diçka, e që ne sot mbetëm të izoluar”. Kjo deklaratë e saj u mor si tendencë për të minimizuar tragjedinë që e përfshiu tokën amerikane.

Ndonëse kongresmenja mund të kishte përdorur një gjuhë tjetër për të përshkruar sulmet, ajo nuk e bëri.

Gabimi është njerëzor, dhe kërkimfalja është hyjnore, kanë thënë qëmoti. Omar-i kërkoi falje, por fjalimi mbeti po aty, bashkë me kërcënimet ndaj saj që e terrorizuan.

Media të shumta e kanë vënë në pikëpyetje “patriotizmin e saj” dhe për më tepër amerikanizmin e saj.

Donald Trump-i e shfrytëzoi mjaft mirë lëshimin e Omar-it, dhe e përdori citimin e saj për të shpërndarë një video të sulmit, vetëm për të fituar pikë politike. Por Trump-i nuk është moralist, dhe prandaj nuk ka asgjë për t’u habitur.

Ndonëse sulmet ndaj Omar-it janë një lajm që konsumohet mjaft mirë, veçanërisht nga simpatizuesit e republikanëve, unë besoj se sulmet duhet të shihen nga një këndvështrim më i gjerë. Omar-i është viktima e fundit kundër të cilës konservatorët kanë hedhur pluhur.

Ndërsa supremacia e bardhë vazhdimisht ka propaganduar se burrat e etnive të tjera janë më të rrezikshëm, të njëjtit janë munduar t’i nënvlerësojnë gratë e forta dhe të zëshme, duke i quajtur ato “me pikëpamje patologjike”.

Shembullin e kemi parasysh. Viktimë e sulmeve nuk është vetëm Omar-i, por edhe kongresmenja Alexandria Ocasio-Cortez, e cila po ashtu ka prejardhje nga tokat jashtë amerikane.

Por jo vetëm kaq. Edhe Përfaqësuesja e Kongresit, Frederica Wilson, u fye nga vet presidenti Trump, duke e quajtur person me “koeficient të ulët të inteligjencës”.

Të vetmet gra që republikanët i vlerësojnë janë gratë e bardha që ndihmojnë në mënyrë aktive në shtypjen e atyre që duken apo mendojnë ndryshe.

Kjo na çon në përfundimin se ka një arsye të madhe pse Trump-i ka nisur një fushatë të egër kundër meksikanëve, duke i quajtur ata “përdhunues”.

Një nga skenat që ngelet në mendjen e amerikanëve është ajo e filmit “Lindja e një Kombi”, ku një grua me ngjyrë kërcen nga një çati vetëm për të mos u përdhunuar nga një burrë me ngjyrë.

Kështu, burrat e bardhë filluan t’i shihnin shoqet e tyre të bardha si krijesa të ndjeshme ndaj përdhunimit, dhe këto gra filluan të ndjehen të tilla. Zinxhiri bën që në fund, burrat të kategorizohen në të zinj – përdhunues, dhe në të bardhë – kavalierë.

Dhe çfarë mbeten gratë me ngjyrën si Ilhan Omar?

Ato vazhdojnë të konsiderohen si kryeneçe liberale, të cilat gjoja përbëjnë rrezik.

Ne mund të distancohemi nga çfarëdolloj gjuhë, dhe është punë për ne se si i marrim deklaratat politike, por debati duhet të zhvishet nga ngjyrimet që largojnë vëmendjen nga ajo se çfarë janë këto gra në të vërtetë. 

Charles Blow është opinionist në The Times që nga viti 2008. Ai është komentator politik dhe shkruan për drejtësinë dhe komunitetet më të ndjeshme.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.