Nga  Nasima Khatun

Revista franceze Vogue ka qenë nën sulme dhe kritika pasi postoi një fotografi në Instagram duke lavdëruar Julia Fox për mbajtjen e një shamie, pavarësisht se vendi miratoi ligje të shumta që pengojnë gratë muslimane që mbajnë hixhab.

Krahas një fotografie të aktores me një shall të zi, syze dielli dhe një xhaketë lëkure, media e njohur shtoi një mbishkrim duke thënë: “Një “Po” të madhe shamisë! Ndiqni një përmbledhje të udhëtimit në stilin e @JuliaFox dhe @Kayeëest në shfaqjet e modës së lartë në Paris këtë javë.”

Përdoruesit e rrjeteve sociale vërshuan në seksionin e komenteve, duke e cilësuar Vogue si “hipokrite”.

“Si është e mundur që ajo mban shami dhe nuk gjobitet dhe nuk ia rrëmbejnë apo nuk e tërheqin shaminë në rrugët e Francës… e çuditshme edhe pse… Oh prisni, më falni harrova: sepse ajo nuk është muslimane”, shkroi një përdorues..

“Po shamisë, por jo hixhabit. Vërtet një koment i zgjuar”, shtoi një tjetër.

“Oh, kështu qenka puna: pra nëse një grua e bardhë mban një shami është modë, por prite Zot’ nëse një grua muslimane me ngjyrë e vesh atë, atëherë më mirë ta ndalojmë atë? Na lini rehat, pash’Zotin,” shkroi një i tretë.

Pas reagimit të ashpër, media hoqi fjalinë fillestare që lavdëronte shaminë dhe filloi të postonte në llogarinë e tyre me më shumë foto për të mbuluar gabimin e tyre masiv. Por përdoruesit e Instagramit nuk falnin, as përdoruesit e Twitter-it, pasi lajmi i hipokrizisë vazhdoi të përhapej si zjarri.

E githa kjo, pasi qeveria franceze miratoi një tjetër ndalim të hixhabit që do të prekë gratë muslimane në sport. Para disa javësh, zyrtarët votuan në favor të ndalimit të grave nga mbajtja e hixhabit gjatë garave në garat sportive.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.