Me datë 23 qershor u zhvillua gara “Auto Slalom” në disiplinën e grave, në Ferizaj, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga FASK.

Në këtë aktivitet sportiv, morrën pjesë më se 60 garuese nga vendi dhe rajoni dhe pjesë e kësaj gare qe edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

U fol shumë se si vetë ish-presidentja kishte kërkuar nga komunat e Kosovës, që të ofrojnë mundësi për zhvillimin e “Auto Slalom”, meqenëse komuna e Prishtinës nuk e kishte dhënë lejen për të lejuar mbajtjen në kryeqytet.

U fol se sin ë këtë eveniment ka qenë prezente edhe kryesuesja e kuvendit të Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, deputetja Duda Balje, si dhe shumë personazhe të famshme nga bota e aktrimit dhe muzikës.

Mirëpo, për një “detaj” të vockël por tepër të rëndësishëm nuk u fol fare: vendin e parë e rrëmbeu Blerta Bytyqi ndërsa në pesçen më të mirë u vlersua me çmim edhe një tjetër muslimane me shami, e cila garoi për herë të parë, Brunilda Gjura Tafili.

Bytyqi, e cila garoi me Opel Zafira, deri te fitorja arriti me kohën 01:45.849 minuta, ndërsa nuk pati asnjë penallti.

“Është hera e pestë që po marr pjesë, hera e tretë që fitoj. Shpresoj të mbahet edhe një garë, të fitoj garën dhe kampionatin e Kosovës. Sot konkurrenca ishte e fortë,pati vetura të mira, sportive dhe të forta, por unë ia dola me sukses dhe jam e kënaqur me rezultatin”, ka thënë Bytyqi pas fitores.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.