Nga Mustafë Bajrami

Në Kosovë, polemikat rreth shamisë herë-herë përshkallëzohen dhe shkaktojnë debate të ndjeshme. Duke qenë se jemi pjesë e “jetesës së njëjtë” në gjithë globin, pra, duke jetuar në kohën e globalizmit ku ngjarjet që ndodhin në një cep të botës, reflektojnë shumë shpejt në cepin tjetër të saj, edhe mbulesa e fermës pra (me të drejtë) përfolët në Kosovës sikur gjithkund ku ka myslimanë. Tek ne sikur edhe gjetiu, kundërshtarët e mbajtjes së shamisë pretendojnë se feja duhet të mbetet privatësi e individit dhe e ndarë nga jeta publike, ndërsa mbrojtësit e shamisë thirren në dispozitat fetare obliguese për besimtarët.

Shikuar nga lartë, duket se të dy këto perspektiva kanë mbështetjet e veta. Për ata që mbulesa është obligim fetar, ndalimi i saj në shkolla paraqet problem serioz dhe cenim i të drejtave elementare për jetë, siç është shkollimi. Ata të cilët dalin kundër shamisë, shaminë e shohin atak mbi laicitetin e shtetit. Prandaj edhe e kundërshtojnë bartjen e saj nëpër institucione shtetërore dhe në shkolla publike. Të parët shikojnë në mbulesën nga perspektiva e të qenurit pjesë e pandashme e normativave fetare, të dytët, duke u thirr në parimet sekulariste të individualitetit, shaminë e shohin si cenim edhe i lirisë së individit. Për më tepër se kaq, sipas të dytëve, ky kufi nuk duhet të tejkalohet. Kështu, të parët flasin nga këndvështrimi i parimeve bazë të fesë, të dytët e shohin edhe si pjesë e rrezikut eventual nga Islami politik.

Si përfundim të përmendim edhe këtë. Allahu e ka dërguar Islamin dhe e ka bërë fe universale për të mirën e përgjithshme në të gjithë kohërat dhe për të gjitha vendet. Principet dhe rregullat e tij paraqesin garancione të pakontestueshme ndaj të gjitha të drejtave të njeriut. Megjithatë, ato rregulla dhe principe nuk guxojnë t’i tejkalojnë kufijtë e interesit të përgjithshëm dhe të shkaktojnë konflikte në dëm të interesit shoqërorë. Principet e fesë së Zotit janë dhe duhet të vihen në shërbim të harmonisë mes nevojave individuale dhe shoqërore gjithandej ku ato janë prezente

*Version i shkurtuar i artikullit te Publikuar më parë te Mejdani.com.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.