Nga Arberie Abdushi

E ndjeva sonte ndryshe këtë rrahje zemre

Më fortë se kurdoherë në jetë

Fuqishëm si një bombë Hiroshime

Goditi, dhe shkatërroi çdo imtësi intime

E ndjeva sonte më të çliruar këtë brendësi

Më të brishtë se sa kanë parë ndonjëherë ata sy

Të çliruara me luftra të kahmotshme ja lëshove bojën

Me hile e more zemrën, si grekët Trojën

E kapërceva dhe këtë frymë pabesie

Në këtë territor të vogël të qenësisë sime

Flamurin e bardhë kemi ngritur të dy

I jemi dorëzuar më të bukurës:dashuri!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.