Rufejda: nga mjeke specialiste në historinë islame, në një çmim në nder të saj

0

Në historinë islame është e njohur që qysh në fillimet e betejave të zhvilluara në kohën e Profetit  sal-la llahu alejhi we selem, gratë kanë qenë pjesmarrëse aktive si luftetare, mjeke, apo edhe në kujdesin ndaj ushqimit në beteja të ndryshme.

Në fushën e mjeksisë njihet sahabija Rufejda Bint Sa`ad El-Eslemije. Ka pasur edhe të tjera sahabije të cilat kanë ushtruar këtë profesion, si dhe kanë marrë pjesë në betejat e zhvilluara në kohën e Profetit sala llahu alejhi we selem si per shembull: Ummu Attaie, Er-rubejia bint Meudh, Ummu Sulejm etj, por emri i Rufejda ( apo në një transmetim ka ardhur me emrin Kuajba) është veçuar edhe për faktin se ka pasur çadrën e saj në oborrin e xhamisë së Profetit në Medine dhe ku kryente shërbimet mjeksore.

Ishte një fushe ku ajo shkëlque mbi të gjithë burrat e kohës së saj. Ishte e aftë si mjeke, si udhëheqëse në këtë fushë. Ishte pikërisht aftesia e saj për të bërë sa më praktike spitale terreni që ungritën në kohën e betejave që zhvilluan muslimanët në kohën e Profetit, si në Bedr, Uhud, Hendek, Hajber etj Në betejën e Hajberit, krahas mjekimit dhe menaxhimit të spitalit në terren, u mor edhe me trajnimin e infermiereve të reja vullnetare të cilat dëshironin të ishin pjesë në këto luftëra,duke u dhënë atyre eksperiencën e saj. Profeti sal-la llahu alejhi we selem e vlerësonte aq shumë sa e barazonte pozitën e saj me të një luftëtari dhe e shpërblente njësoj si luftëtarët prej fitimeve të betejës.

Në Jordani, Bahrejn dhe Irland, studentëve më të mirë të mjeksisë dhe infiermerisë u jepet medalia Rufejda Bint Al-Aslam.

Perktheu: Klodiana Xhaferaj

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.