Më e keqja akoma është se Ralfi, merret dhe përmend gratë me shami abuzivisht, si një pjesë jo komode e shoqërisë, ndërkohë që drogën Ralf, në të shumtën e rasteve e mbjellin, korrin dhe shesin ata që nuk janë pjesë e xhamive dhe që s’kan haber nga Islami.
Familjen ne shqipëtarëve nuk po na e shkatërron shamia o Ralf, porse lakuriqësia ndaj së cilës ju fryni e zgurdulloni sytë, e që tradhëtoni gratë me sekretaret e bukura!
Shqiptarët or ti mik, nuk i ka detyruar shamia të emigrojnë, as xhamia; porse babëzia juaj si politikanë, që shiteni e bliheni dhe wë e keni bërë këtë vend të pa jetueshëm. Edhe ti Ralf ke pjesën tënde në këtë mes, sepse e ke ngjyer lugën në kazanin e …..!
Në fakt ne kemi të drejtë të themi, heshni e boll e masakruat këtë vend o maskarenj, mos i detyroni shqiptarët të migrojnë, e mos na detyroni ne të qëndrojmë në këtë Shqipërinë e gjorë, me njerëz të padenjë e maskarenj si puna juaj.
Sa për gratë me shami, ju jeni të padenjë ti përmendni!