Pjesë e higjenës ditore janë edhe ndërrimi i çarçafëve, peshqirëve, furçës së dhëmbëve etj.

Por sa shpesh duhet ti nderrojmë? Ky shkrim paraqet rëndësinë e higjenës ditore kur bëhet fjalë për objekte të tilla të përdorimit të shpeshtë dhe praktikën e përdorimit të tyre.

Krevatet përmbajnë mesatarisht 10 milion mikrogjallesa dhe atome duke filluar nga pluhuri, bakteret e deri tek qelizat e lëkurës. Për këtë arsye është e nevojshme që përditë të largohet jorgani apo batania dhe të hapen dritaret në mënyrë që dhoma të ajroset.

Çarçafët duhen ndërruar çdo javë.

Peshqirat gjithashtu janë burim bakteresh. Dihet që nuk duhen ndarë me të tjerët në asnjë mënyrë sepse mund të bëhet shkak për ngjitje sëmundjesh.

Peshqirët duhen ndërruar pas çdo tre përdorimesh. Kjo për peshqirët e trupit ndërsa ata të duarve dhe syve duhet të ndërrohen çdo ditë, siç këshillon dhe mikrobiologu Philip Tierno.

Pizhamet janë një veshje e brendshme, në kontakt të drejtëpërdrejtë me lëkurën tone.

Prandaj ato duhen ndërruar një herë në javë ose dhe më shpesh sipas Prof. Sally Bloomfield, këshillues higjene dhe parandalues i sëmundjeve ngjitëse.

Furça e dhëmbëve përmban mesatarisht 10 mijë baktere dhe ndonjëherë edhe viruse vdekjeprurëse si Hepatiti C kështuqë absolutisht nuk duhen të ndahen me të tjerët.

Ndërkohë duhet të ndërrohen çdo tre muaj ose pas një sëmundjeje.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.