“Fitr” do të thotë “krijim, natyrë, mbyllje e agjërimit”, etj. Sadakaja ose lëmosha e fitrit quhet shkurt edhe “fitre”. Sadakaja e fitrit është një adhurim pasuror (material) që e kanë për detyrë ta zbatojnë myslimanët që zotërojnë pasurinë e quajtur nisab (përveç nevojave të përditshme) si dhe personat që kanë nën kujdestari, të cilët arrijnë bajramin e ramazanit.

Dhënia e sadakasë së fitrit, sipas hanefive është vaxhib, kurse sipas shkollave të tjera është farz. Sadakaja e fitrit quhet ndryshe edhe “zekat për kokë”. Ky emërtim niset nga fakti që sadakaja e fitrit është një përgjegjësi e mbështetur mbi personat (mbi numrin e personave të familjes të përbërë nga kryefamiljari ose kujdestari dhe personat që ka nën kujdestari). Kurse shkaku i konkludimit të sadakasë së fitrit si vaxhib, e shprehur teknikisht, është arritja e personit në ditën e parë të bajramit të ramazanit.

Në shumë hadithe, Profeti paqja qoftë mbi të ka urdhëruar dhënien e sadakasë së fitrit.

Muhammedi a.s në një hadith thot kështu: “Jepni sadakanë e fitrit për njerëzit që keni nën kujdestari!”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.