Sara Fahem u perzgjodh ndër 3 finalistet e çmimit ” Mësuesi i vitit ne mësimdhënie”.

0

10 vite rrugëtim, një jetë shkollore plot përkushtim nga stafi yne, me drejtues, staf pedagogjik profesionist, nxënës dhe breza të përkushtuar ndaj dijes, na kurorezon suksesin e shkollës sonë, mësuesja e stafit, Sara Fahem. Mësuesja e kualifikuar Sara Fahem u perzgjodh ndër 3 finalistet e çmimit ” Mësuesi i vitit ne mësimdhënie” në Shqiperi 2018. Dhënia e çmimeve u mbajt në ambientet e Kryeministrisë, Tiranë më 09.10.2018, ku ishin të pranishëm personalitete të shquar të arsimit shqiptar me në krye lideren, Ministren e Arsimit Znj. Lindita Nikolla. Përcjellim mirënjohjet tona për mësuesen e kualifikuar Sara Fahem që nderohet nga Ministria e Arsimit, si një model i denjë në fushën e arsimit, shembulli më i mirë që profesionalisht është e plotesuar në nivelet e kërkuara. Është krenari për shkollën tonë të nderohemi nga puna e zellshme, pasionante dhe e palodhshme mësueses sonë. Jo vetëm mësuese, por njekohësisht edhe prind në shkollën tonë që ka ngjallur konsideratat më të larta te koleget e saj duke përçuar frymën e moralit, edukatës, punës dhe përkushtimit të saj edhe tek fëmija e saj, nxënëse nderi e shkollës sonë ashtu si shumë e shumë nxënës të tjerë. Pasioni për punën me në qendër nxenësin dhe dashuria për edukimin e tyre kane bëre qe ajo të fitojë relata të larta respekti tek prindërit si dhe zemrat e nxënëseve. Gjë që e ka çuar në përmbushjen e misionit si nje nënë dhe mësuese e denjë, sic shprehet dhe shkrimtari i njohur i letërsisë boterore Viktor Hygo: “Nëna dhe mësuesi janë nëpunësit kryesorë të një shteti.” Nga një nënë dhe mësuese e edukuar dhe e përkushtuar del një shoqëri e shëndoshë dhe e zhvilluar.
Kjo dëshmon që shkolla “Qëllimi i Jetës” ka një zhvillim progresiv në arritjen e cilësisë si nga ana funksionale ashtu edhe nga ana pedagogjike. 10 vite përvojë në fushën e arsimit kanë nxjerrë nga bankat e kësaj shkolle intelektuale dhe studentë në dege të ndryshme të fakulteteve si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Produkt këto i punës së palodhshme serioze të stafit të kualifikuar të përzgjedhur me kujdes nga ne drejtuesit e shkollës në bazë të kritereve të kërkuara, mësues të profileve shoqërore e shkencore me pervoja të mëparshme në arsim. Mbizotëron uniteti, harmonia, etika morale mes kolektivit. Dominon fryma bashkëpunuese e pandërprerë e trekëndëshit mësues-nxënës- prind. Elemente këto të rëndësishme dhe çelës të suksesit të shkollës sonë. Morali i larte i drejtuesve dhe i stafit pedagogjik ka ngjizur te nxënësit vlerat e vërteta të fjalës moral, edukatë, dije, duke i bërë nxënësit të ndjehen të sigurt në rrugën e dijes dhe larg rreziqeve të shoqërisë. Është privilegj për ne që nxënësit tanë të marrin dije nga mësues me vlera dhe moral të lartë.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.