Një debat i ri politik që shpërfaq ndjenja të përziera të frikës dhe stigmatizimit, po rizhvillohet në Francë.

Nuk kanë kaluar shumë ditë qysh kur ministri i Arsimit i vendit tha se dëshiron të shmangë nga aktivitetet vullnetare të gjitha gratë që mbajnë shami, shkruan The Guardian.

Ministri Jean-Michel Blanquer është kritikuar nga bashkësitë e prindërve dhe nga disa aktivistë gati të panjohur, por jo nga zëra që depërtojnë më larg.

Më e zëshme se të gjithë u shfaq një nënë e cila rroku mediat sociale për të dalë me një pamflet ku shkruan: “Po, shkoj në aktivitete vullnetare të shkollës, ani çka? Shekularizmi u mundëson mirëseardhje të gjithë prindërve pa përjashtim.”

Meqë postimi i saj mori mjaft vëmendje, Blanquer doli me një deklaratë edhe më të theksuar, duke thënë se ligji nuk i ndalon gratë muslimane nga aktivitetet, por megjithatë ai dëshiron që të shoh sa më pak të tilla.

Ai madje thotë se po inkurajon “dialogun” që mësueset t’i bindin nënat që të heqin shamitë.

Për grupet e prindërve në shkolla, kjo kërkesë është edhe më banale, shkruan The Guardian.

Mësuesit në Francë rregullisht kërkojnë që prindërit të bëhen vullnetarë për të shoqëruar ekspeditat shkollore në muze ose galeri. Por ka pasur debate politike dhe kundër-protesta nëse nënat vullnetare me shami duhet të përjashtohen në emër të sekularizmit francez.

Nuk ka ligj që e ndalon një nënë muslimane në shami të shoqërojë një udhëtim shkollor. Këshilli i shtetit vendosi në 2013 që nënat jashtë shkollës të mos preken nga rregullat e rrepta të neutralitetit për punonjësit e shtetit, siç janë mësuesit ose personeli i spitalit, të cilët nuk mund të mbajnë ndonjë simbol fetar në vendin e punës, përfshirë shamitë.

Republika Franceze është e ndërtuar mbi një ndarje të rreptë të kishës dhe shtetit, që synon të nxisë barazinë për të gjitha besimet private. Në teori, shteti është neutral ndaj fesë dhe i lejon të gjithëve lirinë të praktikojnë besimin e tyre për sa kohë që nuk ka asnjë kërcënim për rendin publik, ndërsa në praktikë, i shtypë liritë fetare të ekspozimit të besimit në publik deri në masën e stigmatizimit.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.