Hapet në Tetovë spitali më i ri privat One Hospital, i cili u mundësua falë investimeve nga Turqia. Punën e ketij spitali në Maqeddoninë e Veriut do ta udhëheqë menaxherja e njohur nga Tetova, Shadie Fetai.

Me rastin e ditës se parë të punes se ketij spitali, në qendër të Tetoves, personeli i One Hospital ka ofruar falas matjen e tensionit dhe kontrollin e sheqerit në gjak.

“Për të promovuar spitalin tonë, sot dhe në ditët në vijim do të ofrojmë shërbime falas, si matje tensioni dhe kontroll sheqeri në gjak, në ambient të hapur në disa pika të ndryshme të Tetovës si Xhamia e Larme këtë xhuma, ndërsa në fundjavë do të jemi në Palma Mall dhe Vero Jambo” u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.