Nga Arsenida Rexhaj

Në shkrimin tim të parë ju njoha me trendet e ngjyrave, pëlhurave dhe detajet e verës 2020. Këtë të shtunë do flasim mbi detajet për shaminë apo shallet. Shamia dhe shalli janë një aksesor që vendoset për t’i dhënë më shumë sharm veshjes por për ne, vajzat muslimane janë element mjaft i rëndësishëm i veshjes tonë.

Vitet e fundit shamitë janë zëvendësuar me shalle pasi janë më të thjeshtë në përdorim dhe më elegant në paraqitje.Në përzgjedhjen e shamisë ose shallit të duhur përveç ngjyrës së veshjes luan një rol të rëndësishëm edhe ngjyra e lëkurës apo tiparet e fytyrës për të mos krijuar efektin e zbehtësisë. 

Ngjyra

Sa i përket ngjyrës së veshjes duhet të bëjmë kujdes që shamia ose shalli të ketë të jetë një ngjyrëshe, prej një nga ngjyrat prezent në veshje, nëse kjo veshje është me viza, pika, forma gjeometrike apo pattern (thurje) të tjera. Dhe e kundërta nëse shamia ose shalli kanë një nga këto element atëherë duhet të sigurohemi që veshja të jetë njëngjyrëshe.

Sa i përketë ngjyrave këtë verë nude dhe pastel mbizotërojnë mbi ngjyrat dhe dizenjot e tjera. 

Materiali    

Tregoni gjithmonë kujdes në përzgjedhjen e materialit të shallit apo shamisë. Më të përdorura gjatë verës janë pëlhurat e holla pambuku, jersey dhe mëndafsh. Mundohuni të evitoni pëlhurat më përbërje jo natyrale si poljestër pasi nuk e lejojnë ajrosjen e flokut. Si dhe mos harroni të përdorni kapuç (bone) 100% pambuk.

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.