Anëtarja e parë muslimane e Kongresit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), Ilhan Omar, paraqiti një projekt-ligj që i bën thirrje administratës amerikane të caktojë një përfaqësues të lartë të posaçëm i cili duhet të hetojë rastet e motivuara nga islamofobia.

Në projektligj, përfaqësuesja nga Minesota në emër të Partisë Demokratike, Ilhan Omar dhe përfaqësuesi i demokratëve nga Illinois Jan Schakowsky, bënë thirrje për emërimin e një përfaqësuesi special për të luftuar islamofobinë për të punuar në Departamentin e Shtetit të SHBA.

Në propozim thuhet se Përfaqësuesi i Lartë duhet të analizojë dhunën islamofobike dhe të regjistrojë aktivitetet islamofobike në vendet e tjera.

Islamofobia në rritje

“Ne shohim se islamofobia është në rritje pothuajse në të gjitha pjesët e botës. Vandalët në Minesota, para së cilës unë u zgjodha, shkruanin mesazhe urrejtjeje në Qendrën Islamike dhe vizatuan simbole naziste. “Raste të tilla janë një problem i zakonshëm i Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë muslimanëve jashtë vendit,” tha Omar në një deklaratë.

Propozimi u mbështet nga shumë demokratë, përfshirë deputeten muslimane Rashida Tlaib dhe kongresmenen e Nju Jorkut Alexandria Ocasio-Cortez. /tesheshi.com/

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.