Lisiana Demiraj

Ndër qytetet e ballkanit ku më së shumti ndjehet atmosfera e Ramazanit është padyshim Prizreni.

Ndonëse po të qëndrojmë tek përkufizimi i agjerimit do te thoshim se është një përmbajtje e nevojave të trupit tonë gjatë ditës, por muaji i Ramazanit nuk mund te mendohet pa komponentet e tjera shpirterore dhe sociale. Kështu, mes shtimit të adhurimit ndaj Allahut, leximit, bisedave, shtimit te namazit, dhe namazit të teravive, ka dhe një atmosferë nën të cilën këto qëndrojnë, dhe njëherësh që e përbëjnë atë.

Shumë prej nesh, nëse i kthehen memorjes së viteve të komunizmit, kujtojnë si atmosferë festive të një kohe të shkuar larg, atë tipiken e vitit të ri, ndonëse e padëshëruar sot. Dhe poashtu e vazhduar nga nje pjesë njerzish. E risjell në memorje dhe në shkrim si një shëmbull tipik të atmosferës festive kolektive për të kujtuar vlerën e atmosferës, përpos përmbajtjes.

Në shoqërinë tonë, sot, ne jemi përpjëkur ti largohemi atmosferës së këtyre festimeve pagane. Por këtë e bejmë në nivele individuale kryesisht, apo grupe më të gjëra dhe po në të tillë individualitet apo grupe, përpiqemi të krijojmë atmosferë feste Ramazani. Fatkeqsisht, nuk mund të them se kjo ndjehet në qytete të shqipërisë, të paktën jo sic ndjehet në Prizren. Sic jetohet ajo aty ku vetëdija kolektive dhe identiteti fetar janë shumë të fuqishëm.

Është Ramazan dhe të takosh dikë që nuk agjeron nëpër rrugët e Prizrenit është dicka e pazakontë. Gati të gjithë agjërojnë, dhe dikush që nuk agjëron nuk shihet duke ngrënë në publik për hir të respektit ndaj gjithë atyre që janë agjërueshëm. Shumë restorantet nuk janë funksionantë dhe qyteti është i heshtur. Duket sikur cdo gur i kalldrëmit të Prizrenit është nënshtruar ndaj Hyut në muajin e durimit.

Të vetmet hapur janë furrat e bukës. Ata përgatisin të ashtuquajturat ‘pitajka’ të cilat janë specialitet i muajit të Ramazanit. Nga sa na tregojnë banorët, ato bëhën vetëm gjatë këtij muaji dhe jo në pjesën tjetër të vitit duke qënë kështu buka tradicionale e tryezës së iftarit. Ndërsa ora e ngrënies afron, nëse del nëpër qytet sheh rradhë banorësh nëpër furrat e bukës për të marrë pitajkat e sapo dala nga furra. Nëpër restorante po shtrohen tavolinat, e diku tjetër buzë lumit përgatitet vendi ku shtrohet cdo ditë iftar për 150 vetë.

Pas iftarit njerzit shkojnë drejt xhamive për namazin e teravive dhe ora 23 e më tej e gjen qytetin të gjallëruar tek gëlon nga njerzit nëpër rruge edhe kafene. Ata janë të të gjitha moshave dhe shëtisin apo ulen nëpër bare. Ndonëse është një atmosferë intense e jetës së natës në rrugët e qytetit, ajo nuk përmban konsumimin e alkoolit si element të saj. Kamarjerët duket tek dalin me mbajteset e cajit të zi apo cfaredo tjeter vec pijeve alkoolike.

Bisedat vazhdojnë për dikë më gjatë deri afër syfyrit dhe për dikë më shkurt që kthehet për më shumë adhurim në shtëpi, dhe pas syfyri qyteti bie sërisht në gjumë.

Një ditë e re agjërimi, një atmosferë që vazhdon.

SHARE
Previous articleShkolla Verore FOCIC
Next articleREACT-Reago!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.