Dr. Zeinab Khalil shkencëtarja egjiptiane e cila udhëheq studimet për virusin COVID-19 dhe çuarjen para të mjekimeve të turbekulozit në Universitetin Queensland të Australisë

Që në shkollë të mesme i lindi pasioni për studimet shkencore sidomos ato që ishin të lidhura me shëndetin e njeriut: si mund të luftosh bakteret të cilat janë ndër shkaktarët e sëmundjeve të ndryshme të njeriut. Për këtë vendosi të studionte për farmakologji dhe shkencën e medikamenteve. Mbaroi të mesmen me rezultate të larta duke i dhënë kështu mundësinë të ndiqte ëndrrën e saj: u regjistrua në fakultetin e farmakologjisë ku dhe e mbaroi shkëlqyeshëm. Pasi mbaron studimet, e ftojnë në fakultet për të bashkëpunuar pranë pedagogëve të tjerë, ku dhe filloi të studionte mënyra të reja për të zbuluar sëmundjet që shkaktoheshin prej baktereve, duke gjetur ilaçe sa me efikase në mjekim. Mbaron dhe Masterin në të njëjtin Universitet të Heluanit, për mikrobiologji dhe imunologji. Në 2006tën transferohet në Australi, pasi bashkëshorti i saj kishte fituar bursë studimi për të ndjekur doktoraturën. Atëherë vendos të hyjë dhe të mbrojë doktoraturën edhe ajo, gjë të cilën e arriti me sukses në vitin 2012. Pasi mbaron doktoraturën fillon studimet shkencore për avancimin e mjekimeve të sëmundjeve të shkaktuara prej baktereve në Universitetin Queensland i cili hyn në rangun e universiteteve më të mira në botë. Për momentin ka arritur të zbulojë avancim të mjekimeve të turbekulozit, gjë për të cilën fitoi një grant prej 1 milion $ prej qeverisë australiane, për të vazhduar projektin i cili ka rezultuar me sukses në trupat e njerëzve. Kur filloi të mbronte temën e doktoratures djali i saj i madh ishte 5 vjeç, kurse i vogli 2 vjeç. Nuk që e lehtë të ruante nje menaxhim të shëndetshëm mes kujdesit të femijeve dhe studimeve. Kishte dite të tera kur ajo ishte nën një presion të fortë për datat e dorëzimeve mes studimeve dhe kërkimeve shkencore. Por me mbështetjen e bashkeshorti i cili iu be krah duke u kujdesur për fëmijet në mungesë të nënës së tyre. Për atë familja është gjëja më e shtrenjtë dhe parësore. Pjesën më të madhe të kohës e kalon me fëmijët, dhe vetëm pasi i vë në gjumë vazhdon punët studimore kërkimore shkencore. Një ndër ambiciet e saj të momentit është të arrijë të bëjë kerkime shkencore ndaj virusit COVID-19 për të gjetur edhe mjekimin e duhur dhe të jetë ilaç efektiv dhe jo i shtrenjtë në mënyrë që të jetë e përballueshme nga të gjithë. Për këtë kanë ngritur një ekip të tërë shkencëtarësh të të gjitha fushave, veçanërisht të imunologjisë, prodhimit të ilaçeve dhe të gjenetikës.

Porosia që ajo jep për të rinjtë që kanë ambicie, vendosmëri e vullnet brenda mundësive që kanë, t’i realizojnë ënderrat e tyre pavarësisht sesa mund t’ju kushtojë. Vetëm me punë dhe studim të vazhdueshëm dhe i gërshetuar me sabër realizohen ëndrrat.

Perktheu: Klodiana Xhaferaj

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.