Shkollat e muslimanëve prijnë në listën e shkollave më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.

Tre vendet e para në renditjen e të gjitha shkollave të qeverisë së Britanisë së Madhe janë marrë nga shkollat që udhëhiqen nga vlerat Islame.

Shkollat e besimit mysliman kanë kryesuar renditjen e qeverisë Britanike të performancës së shkollave të mesme, duke zënë tre pozicionet e para dhe duke siguruar gjithsej katër vende në dhjetëshen e parë.

E para ishte Shkolla e Mesme e “Tauheedul Islam Girls” në qytetin verior anglez Blackburn, e ndjekur nga shkolla e “Eden Boy” në Birmingham dhe Shkolla e “Eden Girl” në fqinjësi të Coventrys.

Të tre këto shkolla thonë se janë drejtuar sipas vlerave Islamike dhe britanike.

Lista e mbledhur çdo vit nga qeveria rendit shkollat më të mira në të gjithë vendin, duke përfshirë arritjen akademike dhe përqindjen e studentëve që vazhdojnë shkollimin e mëtejshëm.

Në Mbretërinë e Bashkuar, arsimi i detyrueshëm përfundon në moshën 16 vjeç, pas së cilës studentët mund të largohen për të hyrë në tregun e punës ose të vazhdojnë shkollimin e mëtutjeshëm.

Sipas kornizës ‘Progresi 8’ që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përdor për të matur performancën, shkollat gjykohen sipas përparimit që studentët bëjnë përveç notave që ata arrijnë.

Në “Tauheedul Islam” 83.3 përqind e studentëve morën nota të larta në Anglisht dhe Matematikë, ndërsa shkolla mori një rezultat 69.9 pikë sipas kornizis Progres 8. Ishte viti i katërt radhazi që shkolla kishte kryesuar tabelën kombëtare.

Të tre kryesuesit u klasifikuan si “Mbi mesataren” sa i përket arritjes nga qeveria dhe u gjykuan si “të jashtëzakonshëm” nga Ofsted – organi i qeverisë Britanike i ngarkuar me sigurimin e cilësisë arsimore si për shkollat shtetërore ashtu edhe për ato private.

Në një deklaratë, Këshilli Mysliman i Britanisë (MCB) tha që statistikat treguan se shkollat e besimit po performonin shumë mirë përkundër perceptimeve negative që i rrethon ata.

“Merita u shkon mësuesve, prindërve dhe natyrisht studentëve, në këto shkolla fetare myslimane për arritjet e tyre të shkëlqyera,” tha Sekretari i Përgjithshëm i MCB Harun Khan.

“Rezultatet e tyre tregojnë se me punë të palodhur dhe përkushtim fëmijët e të gjitha prejardhjeve dhe në çdo mjedis arsimor mund të arrijnë maksimumin e tyre.” U shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.