Nga Marjeta Çurumi

Edhe pse ngrihem, buzëqesh dhe flas

edhe pse sorollatem, kërkoj dhe thërras

edhe pse lodhem, ëndërroj, buzëqesh

edhe pse iki,

mos u mërzit

kthehem shpejt,do më gjesh

Edhe pse zgjas dorën,lyp ndjejë,mirëkuptim

unë jam kjo që jam, pa asnjë ndryshim

Unë jam kjo që jam,

edhe pse s’më kupton

zvarritur mes ëndrrash,

tretur iluzion

kapitur mes dëshirash,shpresa pa bazë

kërkoj të kem gjuhë që më mirë mos flasë…

Unë jam ajo që kërkoj rimën

në jetën e parimuar, emocionin në zemrën e trishtuar,

përmbajtjen në sytë e dashuruar,

besimin në zemrën e harruar.

E dua vetveten,edhe pse…

besoj më kupton,

shpeshherë e urrej kur ajo gabon

Shpeshherë më vjen ta qëlloj,ta dënoj,ta braktis

me mendimin naiv që kaq shumë më besdiz

Por kjo jam unë 

që lutem,kërkoj

që përpiqet aq fort që të ndryshojë

Nuk kam ç’them,

unë fluturoj

por shpejt rrëzohem sa prekem me sprovë

Dhe zgjas duart drejt Zotit

me shpresë se do ndryshoj.

(Përtej realitetit gri,)

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.