Bukurie Voka është 37-vjeçarja shqiptare nga Kavaja e cila punon si shofere e një autobusi në Itali. Gruaja shqiptare, e cila shkoi në Itali 13 vjet më parë, duke ndaluar në Bolonjë përpara se të vendosej përgjithmonë në Merano, ka arritur të kapërcejë pengesat dogmatike dhe klishetë arkaike.

Në ditën e dytë të vitit, Corriere della Sera i ka kushtuar një shkrim të gjatë, ku theksi vihet dhe te shamia që ajo mban por edhe te puna që ajo bën. Kjo punë e ktheu atë në një simbol të integrimit të njw gruaje, e cila është edhe emigrante dhe besimtare praktikante gjithashtu.

“Ajo që bëj për mua është shumë më tepër sesa thjesht një punë sepse çdo ditë kam sigurinë të jem e dobishme për njerëzit”, shprehet Bukuria.

Nga gushti i vitit 2019, ishte pika e kthesës për të ku vendosi të punësohej si shofere. “Para se të merrja autobusët, në fakt, unë punoja në një depo frutash në Gargazzone. Jam e lumtur nëse njerëzit më shohin si një simbol pozitiv. Sidomos nëse historia ime mund t’u japë shumë grave që përpiqen të arrijnë qëllimet e tyre pa u kushtëzuar aspak. Duke thënë këtë, duhet të them se gjatë shumë viteve që kam jetuar këtu, unë kurrë nuk jam ndjerë e përjashtuar ose viktimë e racizmit. Në Sasa, pra, kam një marrëdhënie të mirë me të gjithë.” u shpreh ajo.

 

Ndërkohë, pyetjes se si e sheh veten si një grua shofere autobusi në Shqipëri, ajo u përgjigj:
“Sinqerisht nuk e di. Ndoshta do të dukej e çuditshme, por do të doja që ajo të trajtohej me respekt, pikërisht siç ndodh këtu.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.