Për shkak të mbajtjes së shamisë Ilahije Asani e humbë punën e saj. Pas kësaj, asaj i lindi ideja që të hapë një shitore të modës islame.

Para një viti, këtu dukej gjithçka e shkatërruar», deklaron 35-vjeçarja Ilahije, duke u shtëitur nëpër shitoren e saj. «Unë dhe bashkëshorti im renovuam gjithçka». Të klasifikuara sipas ngjyrave, copat e tekstilit janë të vendosura me kujdes nëpër rafte, ndërsa rrobe të tjera janë të varura dhe të radhitura si është më së miri. Shitorja e rrobeve afër Europaplatz në Bernë të Zvicrës, nuk është e zakonshme: Këtu, pronarja e shitores Asani, që nga hapja në muajin nëntor të vitit të kaluar, shetë rrobe të modës islame. «Është shitorja e parë e këtij lloji në Bernë».

Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, që në moshën dyvjeçare, familja e saj kishte ardhur nga Maqedonia për në Zvicër. Lënia e vendlindjes nuk kishte ndikuar që ajo ta harrojë gjuhën e nënës dhe religjionin. „Jam shumë e lidhur me Maqedoninë“, deklaron ajo për „Der Bund“, transmeton „Shtegu.com“. Familja e saj atje ka një banesë personale për t`i kaluar pushimet e verës në vendlindje, ndërsa ajo dëshiron të qëndrojë edhe më tej në Zvicër. «Tre fëmijët e mi dëshirojnë të kryejnë këtu studimet, pasi në Zvicër ka më tepër kushte dhe gjithçka është më e sigurt“.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.