Shtypja e emocioneve- i dëmshëm për shëndetin

0

nga Lucy E Cousins

Ta shikosh vetëm anën pozitive të jetës mund të mos ndihmojë gjatë çasteve tua të vështira. Studimet tregojnë se ndrydhja e emocioneve mund të sjellë pasoja negative në shëndetin tonë.

Me thëniet tona si `“s’më gjen gjë` ose `s’ka dert’, duket sikur shoqëria jonë e vlerëson shumë pozitivitetin. Por nëse je duke kaluar një përiudhë të vështirë, shtypja apo fshehja e emocioneve/ndjenjave tua nuk i bën që ato të largohen, përkundrazi do të ndikojnë keq në shendetin tënd.

Një numër studimesh gjatë dekadave të fundit tregojnë se ndrydhja e emocioneve mund të ndikojë keq në shëndetin e trupit dhe mendjes. Në fakt, një studim i vitit 2013 nga shkolla e shëndetit publik të Harvardit dhe Univerzitetit të Roçesterit, tregoi se më shumë se  30% e rasteve të cilët i frenonin emocionet e tyre e rrisin mundësinë e vdekjes së parakohshme, ndërsa 70% e tyre rrezikohen të diagnostikohen me kancer.

Shtypja e emocioneve

Megjithatë, nuk është vetëm shëndeti afatgjatë që mund të vuajë nëse i shtypni emocionet negative. Studime të shumta tregojnë se kur ne i rregullojmë ose i injorojmë emocionet tona, mund të përjetojmë reagime afatshkurta mendore dhe fizike.

“Shtypja e emocioneve, qoftë ajo zemërim, mërzi, pikëllim apo shqetësim, mund të shkaktojë stres në trupin tuaj. Efekti është i njëjtë edhe nëse emocioni thelbësor është i ndryshëm,” thotë psikologia Viktoria Tarrat. “Çka dimë ne, është se kjo mund të ndikojë në presionin e gjakut, kujtesën dhe vetëvlerësimin.”

Ndërsa periudha afatgjate, thotë Tarrat, ka rrezik në rritje të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu frenimi i emocioneve mund të çojë në “probleme me kujtesën, agresionin, ankthin dhe depresionin.”

Një studim i Univerzitetit të Teksasit thotë se me mospranimin e emocioneve tona, ne në fakt i bëjmë ato edhe më të forta.

“Për shembull, mund të zemëroheni me vëllain tuaj dhe pasi që e keni mbajtur dhe jeni zier me veten duke mos thënë asgjë, si rrjedhojë vjen deri tek një shpërthim emocional.” thotë Tarrat. “kështu për shembull disa javë më vonë je duke drejtuar makinën dhe papritur dikush ta zë rrugën, dhe ti tërbohesh keq gjatë rrugës dhe si pasojë përfundon në aksident. Ky shpërthim dhe reagim i tepruar ndaj një situate është mënyra e trupit për ta çliruar atë emocion të ndrydhur.”

Përballja me emocionet e forta

Të përballesh me emocione të forta mund të jetë edhe sfiduese. Nëse ndiheni emocional dhe nuk dini si ta përballoni, Tarrat rekomandon katër hapat e mëposhtëm:

  1. Pranojeni emocionin

Është e rëndësishme ta kuptosh faktin se ndjehesh në një mënyrë të caktuar. Mirëpo këtë nuk mund ta vërtetoni me gojë nëse fillimisht nuk e pranoni nga brenda.

“Shpesh mund të mendojmë se ndjejmë zemërim, por nganjëherë nuk është edhe aq e thjeshtë,” shpjegon Tarrat. “Mund të ndihemi të trishtuar, për shembull, por i rikthehemi zemërimit për ta shqyrtuar ndjenjën.”

Ajo sugjeron që pas asaj se si ndjehesh, fillimisht ta gjesh dhe kuptosh emocionin thelbësor. Pyete veten “Pse jam në këtë gjendje? Pse e ndjej këtë emocion?” madje edhe akti i identifikimit dhe përshkrimit të ndjenjës mund të ketë një efekt dobiprurës

2, Ballafaqohu me shkakun

Nëse mundesh, ballafaqohu me personin ose situatën e cila ta ka ndezur këtë emocion me qëllimin e zgjidhjes së problemit. Nëse kjo është e pamundur, Tarrat këshillon që të bëheni një `vëzhgues’ i situatës në mënyrë që të forcoheni më shumë gjatë këtij procesi.

“Vëzhgimi” në thelb është nxjerrja e vetes nga ekuacioni dhe përpjekja për të mos i marrë gjërat personalisht; por duke e shikuar situatën sikur ti nuk je pjesë e saj. Përpiqu që me qetësi ta kuptosh perspektivën e tjetrit dhe atë se çka e shtyen atë që të sillet në mënyrë të caktuar.”

Ajo shpjegon se vëzhgimi është një mundësi për të mësuar më shumë rreth personit, në vend se t’i marrësh veprimet e tij personalisht dhe të zemërohesh apo frustrohesh. Nëse përballja me situatën është e pamundur, të biseduarit me një person tjetër mbi atë se si ndjehesh mund ta zbusë këtë emocion dhe të ketë një efekt terapeutik në tru.

3. Ta zotërosh përgjigjen tënde

Në mënyrë që ta kuptosh se si ndjehesh, reflektoni mbi mënyrën se si keni reaguar dhe trajtuar situatën.

“Mendo mbi atë se ç’të solli deri te kjo pikë,” thotë Tarrat, “dhe se si mund ta parandalosh atë në të ardhmen. Nëse kjo është e pashmangshme, siç është pikëllimi, mendo rreth sjelljes sate dhe mbi atë se si do të kishit mundur t’i trajtonit më mirë emocionet.”

4. Gjeni kohë për kujdesin ndaj vetes

Çfarëdo lloj aktiviteti i kujdesit për veten që mendoni se është efektiv, ose që ju qetëson dhe relakson, është i dobishëm. Studimet kanë treguar vazhdimisht se stërvitja është e dobishme për tejkalimin e stresit, duke përfshirë një studim të 2015 të botuar në revistën Cognition and Emotion, i cili zbuloi se njerëzit që përjetonin emocione të vështira i rregullonin ato më mirë pas ushtrimeve të moderuara aerobike, si vrapimi.

Tarrat rekomandon gjithashtu praktimin e faljes dhe mirënjohjes ndaj situatave dhe njerëzve që ju rrethojnë.

Perktheu: Hanife Alija Dauti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.