Unë jam Vajada Keçi dhe ky shkrim vjen në vazhdën e një serie e cila ka për qëllin fuqizimin gruas muslimane duke e frymëzuar atë të marrë hapa në zhvillimin e saj ekonomik. Me ndryshimin e mëndësisë nga ajo e dorëzimit përballë pamundësisë për t’u fuqizuar ekonomikish, në mëndësinë se ajo mund të arrijë gjithçka me mbështetjen e të Madhit Zot. 

Në shkrimin e kaluar, një ndër pikat kryesore të cilësuara si njëra nga çelësat e suksesit personal, është të pasurit e një shoqërie e cila të frymëzon për sukses, ku sugjeroja të kishe parasysh se njerëzi të cilët kanë tendencë të shohin vetëm aspektet negative të personalitetit dhe karakerit të punës tënde, përbëjnë pengesë për zhvillimin tënd personal. Gjithashtu u përpoqa të shpjegoj se sa e rendësishme është të qëndrojmë larg jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht dhe emocionalisht nga njerëz negativ të cilët kanë tendencën të të demoralizojnë, të t’i shuajnë shpresat dhe të të ulin sa herë je në prezencën e tyre. Gjithmonë nën moton“Nëse dëshiron të largohet errësira, duhet të ftosh dritën në jetën tënde”. Prandaj në këtë rast, nëse njerëzit negativ të mundojnë dhe të shterojnë energjitë, mblidh të gjithë forcën tënde emocionale dhe bëj çmos t’i zëvëndësosh me të tjerë që të fuqizojnë duke të ta ditur vlerën.

Më poshtë kam rradhitur tre alternativat më të mira, më të suksesshme dhe më efikase se çfarë duhet të kërkosh t’i konkretisht në një shoqëri shuksesi.

Sot në vazhdën e kësaj teme shumë të rëndësishme, do të analizojmë më në hollësi cilat janë 3 Grupet e Arta të njerëzve që duhet të të rrethojnë me patjetër nëse dëshiron sukses.

Më poshtë do të flas për strukturën që duhet të ketë shoqëria që të rrethon ty, në mënyrë që të kesh shance të larta të arrish ngritjen në nivel të jetës tënde. Numëro së paku një person i cili është pjesë në kategoritë e më poshtme, nëse e ke, shtrëngoje fort dhe ktheja mirësinë e saj me të njëjtën monedhë mirësie, por nëse nuk ke të tillë, gjeji urgjentisht sa më parë sepse e mira, sjell vetëm të mirë.

Personalitetet e mëposhtme duhet t’i gjesh dhe t’i shtrëngosh fort:

  • Mastermind Aleace (bashkëpunuese e të njëjtës mendësi)
  • Açontability buddy (mik lloagaridhënës/llogarikërkues)
  • Mentore 

Mastermind Alleance:

Në një nga librat më të bukur dhe të vlerësuar për sa i përket zhvillimit personal “Think and Grow Rich” 1937, autori Napoleon Hill analizon konceptin e termit “Mastermind Aleance” si një nga 13 sekretet e suksetit në jetë dhe biznes. Ai quan “Mastermind Alleance” shoqërimin që njerëzit e suksesshmem bëjnë me njerëz të tjerë të suksesshëm për të diskutuar idetë e tyre të biznesit dhe për të gjetur së bashku mënyra realizimi të tyre, duke u bërë pjesë e një rrethi të ngushtë njerëzish të suksesshmëm që kanë qëllime të pastra ndaj teje dhe synojnë ngritjen tënde. Kjo aleancë presupozon se ne në mendjen tonë mund të kemi një mori idesh gjeniale dhe të vlefshme për sukses, por nëse i mbajmë të fshehura në veten tonë, mbase ato nuk do te dalin ndonjëherë në dritë ndoshta për shkak të nënvlerësimit që ne i bëjmë potencialit të tyre ose mbase edhe të nënvlerësimit të kapacitetit të vetes sonë për t’i realizuar ato. Ndaj, dhe shoqërimi me një rreth të ngushtë njerëzish që kanë për qëllim inkurajimin tënd për zhvillim dhe nxitjen për punë të dobishme, do të japë ty një forcë të jashtëzakonshme vetëbesimi dhe shtytje për implemetnimin e këtyre ideve. Personalisht të ftoj të jesh pjesë e “Rrethit tim të Ngushtë” në të cilin  do të gjesh informacione dhe këshilla private se si të strukturosh jetën tënde për sukses. Regjistrohu duke lënë emailin tënd në linkun e më poshtëm: https://app.convertkit.com/forms/designers/1514669/edit

Accontability Buddy

Ti duhet të gjesh patjetër një “Accountabiltiy buddy“, një person i cili është në djeni të planeve të tua më intime për sukses, dhe i cili duke e ditur rëndësinë që këto plane kanë për ty, të mban gjithmonë me kurajo në mënyrë që ti t’i arrish ato me sukses. “Accontuability buddy” do të të ndihmojë të jesh jashtzakonisht produktiv dhe do të të nxisi gjithmonë që planetve të tua t’i shkosh deri në fund. Ndoshta ke projekte të rëndësishme që ti i ke shtyrë gjithmonë për në fund dhe duket sikur nuk do t’i mbarosh kurrë, mikja jote do të t’i rikujtojë dhe do të ndihmojë që të gjesh në vetvete . Nëse ke një person i cili gjithmonë të nxit për arritjen e qëllimeve të tua, i cili gjithmonë të jep kurajo dhe të përgëzon kur ke bërë punë të shkëlqyer, por nga ana tjetër të kritikon në nënyrë të ndershme dhe të sinqertë në momentin kur gabon dhe ke marrë një rrugë e cila nuk i shërben qëllimeve të suksesit tënd, dije se je në prezencë të një “Miku të ngushtë llogaridhënës”. Mendo për një moment se cili është në jetën tënde ai i cili sillet në këtë mënyrë: Të dëgjon, të ndihmon të arrish qartësinë, sheh bashkë me ty se cilat janë zhvillimet që ke kryer, gëzon dhe lumturon me ty kur ke sukses e kështu me rradhë. Atë person mbaje fort dhe ipi çdo meritë për vlerën e jashtzakonshme që përfaqëson në jetën tënde, sepse realisht e meriton!

Mentore

Një mentor, është për ty një person me kapacitete intelektuale dhe profesionale të konsoliduara nga eksperienca apo kapaciletet e ekspertizës për shkak të formimit intelektual në role profesionale të caktuara. Ajo të ofron mbështetje jo vetëm morale dhe motivuese, por edhe mbështetje teknike dhe strategjike në mënyrë që të arrish suksese të niveleve të larta, të cilat nuk do t’i kishe arritur nëse nuk do te kishe nje ekspert që të mbështet dhe të tregon rrugën e duhur teknike për të ndjekur. Ajo të ndihmon të gjesh qartësi. Kontrollon zhvillimin tënd. Gëzon kur arrin qëllimet e tua dhe të vë në dieni në rast se ti saboton vetveten në mënyrë subkonshe që të mos arrish sukses apo kur ti ndërron drejtimin e qëllimeve të tua për shkak të dembelizmit, shtyrjes së punës për më vonë (procrastination). Në rast se ti nuk beson në vetvete se mund t’ja dalësh, ajo beson në ty dhe të tregon arsyjet dhe mënyrën se si të rimarrësh kontrollin mbi fuqinë tënde të brëndshme duke shtyrë limitet e tua në maksimum për të konfirmuar potencialin tënd të jashtzakonshëm. Një profesioniste e tillë, nëse punon për ty, mund të jetë aleati yt më i madh për zhvillimin e karrierës tënde profesionale, për arritjen e qëllimeve që i ke vendosur vetes si dhe për identifikimin dhe gjetjen e strategjive dhe alternativave konkrete për arritjen e tyre.

Autorja e shkrimit si dhe themeluesja e muslimania.al janë të gatshëm të kryejnë mentorime teknike dhe profesionale të cilësisë së lartë, ndaj dhe nëse dëshiron informacione të më tejshme të ftoj të më kontaktosh në email support@vajadakeci.com
Bashkangjitu dhe ti grupit tim privat të “Rrethit të Ngushte”, duke u regjistruar në linkun e më poshtëm, do të marrësh direkt në emailin tënd informacione javore të dobishme për jetën dhe karrierën tënde.
Nëse dëshiron të dëgjosh audion e këtij shkrimi,
 këtë mund ta bësh në Podcastin tim "Si Hadija" 
në nder në suksesit të lartë të nënës sonë Hadija r.a, ne kete link 
https://www.spreaker.com/user/4435617/4-struktura-e-shoqerise-qe-te-drejton-dr?fbclid=IwAR0agZ_14m7Ck7rPYIOL6MsocmSL1HxpkKk7VuG5DvbOR5GvUXYDRFtDdHk

 

 

Vajada Keçi Manjani

Autorja prej vitesh jeton në Itali. Është diplomuar në Universitetin e Brescias për Ekonomi dhe Biznes dhe ka një master në "International Commerce" pranë Universitetit të Padovas.
Vajada Keçi Manjani

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.