Nga Vlera Bokshi

Depresioni është çrregullim i humorit, i cili paraqitet me ndjenjën e pikëllimit, zemërimit, të cilat ndjenja ndikojnë në përditshmërinë e individit.

Jo tek të gjithë njerëzit depresioni shfaqet në formë të njejtë. Në përgjithësi, ndikon në produktivitetin ditor të njeriut, përfshirë jetën profesionale dhe personale, po ashtu mund të ndikojë edhe ne raportet në çift.

Eshtë e rëndësishme të kuptojmë, që të mos jesh në humor të mirë ndonjëherë, është pjesë normale e jetës. Ngjarje të trishta ka secili në jetë, por nëse ndihesh në humor jo të mirë dhe pa shpresë në mënyrë të vazhdueshme, atëherë ka shumë mundësi që je duke u ballafaquar me depresionin.

Në këtë artikull do të flasim, se si është të duash dikë, që është në depresion.

Si mund të mbështetet një person depresiv, cilat janë metodat e gabuara që njerëzit i bëjnë në përditshmëri duke menduar se po e mbështesin një person depresiv.

Të duash dikë që është në depression nuk është e lehtë, por të jesh depresiv nuk është aspak e lehtë gjithashtu. Nganjëherë ne përpiqemi t’i mbështesim dhe t’i duam personat depresiv, por mënyra se si e bëjme mund të jetë e gabuar. Edhe pse përpiqemi ndodh që mos t’ia qëllojmë pasi ndonjëherë edhe nuk dimë si t’I mbështesim.

Disa nga mënyrat e gabuara të mbështetjes apo këshillimit  mund të jenë t’u thuash personit në depresion:

  • “Duhet të dalësh nga shtëpia”
  • “Duhet të bësh ushtrime më shumë”
  • “Duhet të shkosh tek psikologu”
  • “Duhet të ushqehesh shëndetshëm”
  • “Duhët të dalësh për të marr ajër të pastër, sepse të ndihmon”
  • “Mendo pozitivisht”
  • “Mos qaj se do sëmuresh më keq” etj.

Por, këto shprehje nuk e ndihmojnë personin gjatë periudhës së depresionit sepse depresioni nuk është vetëm kalimi i disa ditëve të vështira, apo vetëm përjetimi i ndjenjës së mërzisë. Depresioni është çrregullim i humorit dhe këto shprehje të lartpërmendura jo vetëm nuk e ndihmojnë personin në fjalë t’a tejkalojë situatën në të cilën ndodhet, por gjithashtu e bëjnë të ndjehet i pafuqishëm dhe i frustruar.

Këshillat e lartpërmenduar ndihmojnë në tejkalimin e depresionit, por që nuk duhet të jipen si udhëzime nga ana juaj.

Shprehjet përmes të cilave mund t’u ofrohet mbështetje personave gjatë periudhës së depresionit mund të jenë:

  • “Unë kam besim te ti”
  • “Të dua”
  • “Unë e di se ti je mjaftueshëm i/e fortë t’a tejkalosh këtë”

Këto janë shprehje kurajuese për këta persona.

Nganjëherë personat depresiv duan t’i largojnë nga vetja njerëzit që i duan, por kjo nuk do të thotë se ata nuk ju duan, por për arsye se ndihen të mbingarkuar, atëhere nuk duan që këtë mbingarkesë ta bartin edhe tek ju. Sepse pjesën më të madhe te kohës personat depresiv ndjehen keq dhe gjëja që më së paku e duan është që këto ndjesi t’i bartin tek personi që i duan.

Ndonjëherë ata nuk u përgjgijen telefonatave tona, nuk dalin jashtë etj, por prapëseprapë kjo nuk do të thotë se ata nuk ju duan, por nuk duan atë që ata e ndjejnë t’a bartin tek ju.

Në momentet e tilla, kur ata mënjanohen, duhet të shprehni dashurinë tuaj, duke I treguar se e doni, se jeni të gatshëm t’a mbështesni dhe në momentin që është I gatshëm të bisedojë jeni aty për t’a dëgjuar. Sepse depresioni u thote atyre, se njerëzit nuk po interesohen për ty, njerëzit po të anashkalojnë, këto janë gënjeshtrat që depresioni u thotë atyre,prandaj është kaq e rëndësishme që vazhdimisht t’a konfirmoni se e doni dhe jeni aty për t’a mbështetur.

Si të ruash veten

Të duash një person në depresion mund të jetë sfiduese dhe e lodhshme, prandaj duhet të kemi parasysh edhe të ruajmë veten nga të qenit në lidhje me një person në të tillë gjëndje, duke u bërë me dije se ç’ka ne mund t’i mbështesim dhe ç’ka jo. Mos i vendosni vetes synime të parealizueshme, siç është fokusi për të shëruara personin tuaj të dashur. Por, duhet ta shihni veten vetëm si person mbështetës, jo shërues. Eshtë e lodhshme të jesh person mbështetës, po ashtu është rraskapitëse të synosh të ndryshosh dikë. Prandaj, mundohuni të mbështesni ata me aq sa ju mundeni, po ashtu kërkoni të ju udhëzojnë se si mund t’I mbështesni ata, sepse në këtë mënyrë mund të gjeni dicka të përbashkët që mund të ju ndihmojë që të funksiononimë mirë si cift, që të dy të jeni mirë në lidhjen tuaj.

Prandaj është shumë e rëndësishme të vendosni kufinjë, se ç’ka mundeni të bëni për personin në depression dhe ç’ka jo.

Personat në fjalë mund të zhduken për një kohë, të anulojnë takimin në minutën e fundit, mund t’ju lënë në një event dhe të largohen dhe kjo ju bënë të ndjeheni të lënduar dhe mendoni se nuk ju duan, por në fakt nuk është se ata nuk ju duan, apo duan t’ju lëndojnë. Por, këto situate ndodhin për arsye se ata ndjehen të mbingarkuar dhe nuk mund të qëndrojnë më gjatë në atë situatë.

Në rastet kur ata anulojnë takimin në minutën e fundit, e rëndësishme nga ana juaj është që t’i tregoni se jeni duke e kuptuar se çfarë po kalon, se e doni, se jeni aty për ta mbështetur, po ashtu do të ishte mirë ta pyesni se si mund ta ndihmoni në ato momente.

E rëndësishme për ju është që të mos e fajësoni veten për depresionin e dikujt tjetër, sepse ne nuk mund t’ia shkaktojmë dikujt depresionin, siç edhe nuk mund t’a shërojmë atë.

Prandoj, mos e bartni ndjenjën e përgjegjësisë për personin që e doni. Sepse, siç është theksuar edhe më lartë, depresioni nuk është vetëm një ditë e mërzitshme. Nëse ne e bartim ndjenjën e përgjegjësisë, atëherë ne vetëlëndohemi, ndjehemi keq dhe fillojmë të ndjehemi të mbingarkuar.

Nëse personi që ju e doni është depresiv, nuk është faji juaj.

Më lartë janë paraqitur disa udhëzime mirëpo varet nga marrdhënia dhe personat të përfshirë në marrdhënie se çfarë mund të aplikojnë nga këto udhëzime dhe çfare jo

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.