Unë jam Vajada Keci dhe ky është një shkrim i cili vjen në vazhdën e një serie e cila ka për qëllim fuqizimin e gruas muslimane, për ta frymëzuar atë të ndërmarrë hapa drejt zhvillimit personal dhe fuqizimit ekonomik.

Sot do të doja të bisedoja me ty, për një nga gjërat më të rëndësishme të ditës së një personi i cili punon fort për sukses: planifikimi. Si ndikon strukturimi dhe planifikimi i ditës, javës dhe jetës tek arritja e qëllimeve madhore që i vendosim vetes. Tre pikat e mëposhtme, nëse implementohen rregullisht, do të krijonin strukturën e duhur për të ndërtuar sukses të qëndrueshëm në kohë:

  1. Planifikimi
  2. Ditari (Journaling)
  3. Shprehjet motivuese (Afirmations)

Suksesi në jetën e një personi nuk mund të vijë nga rastësia, por është një kombimin i rrehtanave të favorshme, një pune të pa ndalshme, strategjisë dhe planifikimit, e mbi të gjitha dorëzimt të çështjes Allahut dhe shpresa që Ai të hapë dyret e begative që janë të hajrit për ty.

Ndaj, dhe sot do të të shpjegoj disa mjete për të të ndihmuar ta strukturosh ditën për sukses dhe për arritjen e objektivave në jetë. Nëse do të jesh konstant dhe do të fokusohesh në to në menyrë të vazhdueshme, trurri yt do të ushtrohet të kapë elementë që gjithmonë e më shumë të afrojnë drejt obiektivave që i ke vendosur vetes.

  1. Planifikimi

ndihmon ty shpenzosh kohën tënde shtrenjtë punë cilat afrojnë shumë drejt obiektivit tënd. jep kontroll mbi drejtimin jeta jote do marrë, duke orientuar drejt zgjedhjeve që do bësh ardhmen vënd t’i lësh gjërat rastesisë ose keq akoma, lejosh tjerë persona marrin vendimet e rëndësishme për ty vëndin tënd.

Ne jemi krijesa të cilat kemi përgjegjësi për veprat tona, dhe të planifikosh të kryesh vepra të hajrit     të cilat të çojnë drejt suksesit në vënd që ta lësh veten të drejtohet nga moskokeçarja dhe indiferenca, do të ishte një avantazh i madh në jetën tënde dhe do të të ndihmonte të ecje perpara shumë më tepër se sa të kaloje ditët e tua në indiferencë. Dhe në pritje konstante që të ndodh diçka interesante.

Për pjesën më të madhe të njerëzimit, vizioni dhe planifikimi i së ardhmes së tyre, paraqitet të jetë një punë e lodhshme mendërisht dhe emocionalisht. Një sfidë që duhet kaluar me sukses për hir të madhështisë që i pret pas këti proçesi.

E kishe menduar ndonjë herë, se të planifikosh, të shkruash në letër obiektivat e tua, dhe hapat që do të duhen për të arritur aty, është një nga gjërat më të vështira për një njeri?

Kjo sepse askush nuk na ka mësuar të planifikojmë të ardhmen tonë dhe të strukturojmë një hartë me hapa konkrete që duhet të ndërrmarrim për të arritur qëllimet që i kemi vendosur vetes. Ky akt kaq i rëndësishëm, duhet të strukturohet mbasi të kemi zhbërë frikërat dhe bllokimet e brëndshme të cilat nuk na lejojnë të kemi ëndrra dhe obiektiva për sukses.

Shumë prej nesh, nuk ia lejojmë vetes ose nuk i japim të drejtën vetes që t’i orientojmë duatë tona dhe lutjet tona drejt arritjes së qëllimeve që kemi në jetë. Thjesht sepse nuk e mendojmë veten meritor për sukses. Ndaj dhe nuk lutemi për të në mënyrë specifike.

Nëse ne do të ishim të qartë se çka do të donim të arrinim, atëherë, me mënçuri, pjesën më të madhe të duave tona do ti strukturonim në mënyrë që të reflektonin nevojen që kemi për t’i kërkuar Allahut të arrimë në atë drejtim.

Pra, sekreti në këtë fazë qëndron në qartesinë dhe në formulimin e duave për të arritur qëllimin tonë.

Qartësia e obiektivit tënd, do të perkthehet dhe në qartësi të duave të tua drejtuar Atij që të frymëzoi ty të kishe këto dëshira dhe obiektiva, dhe të Vetmit që ka në dorë të të hap  rrugët për suksesin e arritjes së tyre.

Përqëndrohu me të gjithë qënien tënde për të kuptuar se cila është ëndrra jote për të ardhmen, se cili është qëllimi që ti do të ndjekesh në jetën tënde. Më pas, formuloi duatë dhe lutjet e tua në bazë të këti  projetkimi dhe nis e planifiko në letër, hapat që do të të duhen të  ndërrmarrësh për të arritur aty. Nëse diçka nuk është e planifikuar, është thjesht një ëndërr.

Hapa konkrete:

1) Përqënrdohu dhe zbulo në vetvete çka dëshiron të arrish.

2) Shkruaji në letër hapat që duhet të ndërmarrësh për t’ju afruar obiektivit tënd.

3) Formulo duatë e tua drejtuar Allahut në mënyrë të tillë që të refkeltojnë këto qëllime.

4) Futju menjëherë punës për arritjen e tyre.

  1. Ditari (Journaling)

Ose ndryshe mbajtja e shënimeve ditore.

Personalisht për vite me radhë kam mbajtur ditare të tipit emocional, të tillë që kur mërzitesha shkruaja gjithçka në të. Vonë kuptova se kjo praktike ishte një nga gjërat më negative që mund të bëja për veten time. Në ato momente ndalesha dhe analizoja ndjenjat negative, stërholloja emocionet e përjetuara dhe për pasojë rikrijoja në mëndjen time gjëndjen e trishtë emocionale jo vetëm tek sa e ripërjetoja duke e formuluar me shkrim, por edhe vite më pas, sa herë i lexoja këto shënime. Kjo më bënte të ri jetoja jo vetëm kujtimet por edhe ndjenjat negative që kisha përjetuar vite më parë, duke e futur veten ne gjëndje emocionale të cilat me krijonin amulli dhe dhimbje.

Përse duhet të jetojmë dhe përjetojme gjëndje dhe emocione që kanë kaluar tashme? Përse ta detyrojmë veten tonë të futet në gjendje dhimbje duke jetuar në të shkuarën? Në mëndësinë time të sotme, kjo është krejtësisht e pa dobishme dhe totalisht e dëmshme. Sepse ajo çka ka kaluar, është në dorë të të Madhit Zot, dhe do ti gjendet zgjithja veç në Diten e Gjykimit, ndaj nuk ka kuptim dhe benefit që ne të jetojmë dhe ri jetojme artificialisht në të tilla gjëndje depresive. Ndaj, nëse po e bën një gjë të tillë ti sot, të them Stop! Përqëndrohu në të tashmen dhe projektoje veten në të ardhmen tënde të ndritshme dhe plot qëllim.

Në kuadër të ndryshimit të mëndësisë, le ta shëndërrojmë “Ditarin e emocioneve”, në “Ditarin tënd Suksesit”. Çdo ditë, gjën e parë që duhet të bësh në mëngjes (mbas faljes se sabahut) është të marresh ditarin tënd dhe të shkruash duke projektuar në të, sa më lirshëm të mundesh, aspiratat që ti ke në jetë (edhe ato të pasjtës). Në vënd që të rikujtosh trishtimet, shkruaj gjërat për të cilat je falenderuese, qoft edhe ato gjëra që ende nuk kanë ndodhur. Lidhe veten tënde me Allahun, me të Plotfuqishmin, me mbajtesin e Pushtetit. Shkruaji në letër përjetimet e tua, nëse i shpreh, gjërat bëhen më reale e do të mund të prekësh ndjesi që ndryshe do të kishin mbetur të fshehura në neandret e zemrës.

Përfytyro të zgjohesh në mëngjes dhe të parën gjë që bën është ti rikujtosh vetes sa e rëndësishme je tek Allahu, dhe se ti ke për synim Xhennetin më të lartë. Menjeherë kjo do të të ngre në nivele emocionale të larta.

Në  Ditarin tënd të suksesit, shto edhe pikat e me poshtme për një efikasitet akoma më të madh:

  • Nise duke falenderuar për begatitë që
  • Falendero për ëndrrat që ti ke për jetën tënde, sikur ti i zoteron ato dhe Allahu ti ka realizuar, me përjetimin se Allahu mundet gjithçka dhe Ai është el Muxhib (lutjepranuesi)!
  • Kujtoja vetes sa e shtrenjtë je, sa e talentuar je, sa e mrekullueshme je duke rikujtuar talentet dhe arritjet e tua të gjer më
  • Planifiko ditën tënde. Skruaj se cilat janë hapat që duhet të ndërrmarrësh drejt suksesit!
  1. Shprehje motivuese (Afirmations)

 Ne, jemi personi i rëndësishëm kujt do mund ti flasim ndonjë herë jetën tonë. Ndaj, bëj kujdes me fjalët që i thua vetes gjat të gjithë ditës. Mos harro se mendimi çon në përjetimin e emocioneve, të cilat çojne tek një aksion, dhe prej të cilit rrjedh dhe rezultati. Pra, rezultatet e punës sonë, do të kenë një lidhje të drejtë për drejtë me mendimet tona mbi atë punë. Nëse ne mendojmë se do të bëjmë një punë mediokre, apo të pa vlerë, edhe rezultati i sforcove tona do të ishte mediokër dhe do të përcillte pak ose aspak vlere përfundimtare në rezultatet e arritura. Por nëse ne i strukturojmë mendimet tona në mënyrë që të jenë prekursor për inkurajim dhe pozitivitet, njashtu edhe rezultati i punës sonë në mënyrë të menjëhershme do të pësojë ngritje.

Prandaj, të keshilloj të kesh një listë me fraza të cilat do të të shërbejnë si motivues dhe inkurajues kur je duke kryer një punë të rëndesishme në mënyrë që dhe rezultati të jetë i niveleve të larta. Nëse do të mendosh në nivele të larta edhe puna jote do të kryet në nivele të larta. Të jap disa shëmbuj frazash fortësuese të karakterit dhe mendimeve. Të tillat, lexoi sa herë të kesh nevojë për ngritje shpirtërore edhe emocionale:

  • “Puna ime është e rëndësishme sepse me të do dal para Allahut.”
  • “O Allah, më përdor për punë të mira dhe të hajrit”.
  • Allahu është Krijuesi më i mirë, do të më udhezoi të jap maksimumin në punën që
  • Çdo ditë une përmirësohem, çdo dite puna ime rritet në nivele të
  • Une punoj me nietin për të marr shpërblime nga Allahu.
  • Allahu do të më japë sukses në çdo hap të jetës

Formo edhe ti frazat e tua të personalizuara në mënyrë që t’i lexosh apo t’i thuash sa herë ke nevojë të mbledhesh forcat dhe energjitë për të kryer një punë. Kthehu në aleatin më të fortë të vetes tënde, duke larguar sabotimin dhe dekurajimin.

Libri që të këshilloj të lexosh për tu thelluar në temën që trajtova sot është “The power of now” nga Eckart Tolle.

Nëse dëshiron shërbim të personalizuar për sa i përket strukturimit të ditës tënde për sukses, më shkruaj në privat.

Ndërkohë, të ftoj të regjistrohesh në linkun e më poshtëm për t’u bërë pjesë e “Rrethit të Ngushtë” në mënyrë që të marrësh përditësime javore mbi temat e suksesit dhe fuqizimit personal.

Shpresoj ta shpërndash këtë shkrim tek miqtë e tu, mund të jetë i dobishëm edhe për to.

Deri në javën e ardhme të uroj çdo mirësi dhe projektim suksesi!

Vajada Keçi Manjani

Autorja prej vitesh jeton në Itali. Është diplomuar në Universitetin e Brescias për Ekonomi dhe Biznes dhe ka një master në "International Commerce" pranë Universitetit të Padovas.
Vajada Keçi Manjani

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.