Të mbarosh një master apo doktoraturë do të thotë të “jetosh” në biblotekë tek sa të tjerët shijojnë diellin atje jashtë. Mejithatë nuk është fundi botës, mjafton një plan i mirë dhe disa këshilla të dobishme nga të mbijetuarit:

Fillo sa më parë të jetë e mundur

Zakonisht temat dhe mentorët përcaktohen herët që në dimër. Të gjithë mendojnë se kanë një vit akademik përpara për të përfunduar, mirëpo të gjithë jemi të vetëdijshëm se ky vit ikën sa hap e mbyll sytë: dhe ja tek erdhi vera!

Fillo punën herët në mëngjes,

Kështu do jesh më i freskët dhe do kesh gjithë ditën përpara

Bëj të kundërtën e asaj që kam bërë unë!

Në fillim nisa me gjetjen dhe leximin e literaturës më pas planifikimin dhe shkruarjen. Mendova se kjo renditje do të ishte e dobishme mirëpo në fund më doli një rrëmujë: përfundova duke shkruar gjysmën e faqes që duhej të shkruaja dhe kështu ju riktheva kërkimit të literaturës nga e para për të shtuar informacione. Duhet punuar paralelisht me të gjitha këto element.

 Ruaj esencën

Shpesh përpiqemi të jemi sa më shumë original dhe kreativ mirëpo harrojmë esencën si: metodat, ndërtimi dhe idetë. Mos u mundoni të eksperimentoni, aq më tepër kur nuk keni kohë. Qëndrojini klasikes dhe thjeshtësisë.

Jepini vetes pushim

Mos hiqni dorë nga jeta familjare apo shoqërore. Bëni pushime të shpeshta çlodhëse përndryshe punimi do kthehet në një ankth dhe stres.

Ftilloni vendin e punës

Tavolina juaj e studimit duhet të jetë e pastër e rregullt dhe një vend i këndshëm.

Lejoja vetes mos ta pëlqesh atë që po bën

Shpesherë mund të ndodh që të pendoheni për temën që keni zgjedhur apo për drejtimin që ka marrë tema. Tashmë nuk ka më kohë për kthim mbrapa, mësohuni të doni atë që po bëni sepse jo gjithmonë do të bëni atë që doni.

Punoni një ditë po dhe një ditë jo

Mos e gënjeni veten se do të punoni përditë se kështu mund të kaloni orë të tëra të humbura dhe as nuk keni arritur produktivitet po as nuk keni pushuar siç duhet duke e mbajtur mendjen tek punimi. Kur të merrni pushim pushoni me ndërgjegje të pastër.

Përqendrohu para datës së skadencës

Nëse të ka mbetur shumë pak kohë nga skadenca, përvishju punës. Riktheju dhe një herë të gjithë punimit nga e para pastaj mbyllja do të vijë vetë. /tesheshi.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.