Nga Asma Hussain

Dashuria e një gruaje është një nga gjërat më të bukura që një mashkull mund të ketë ndonjëherë. Është një pëlhurë e ngrohtë mbi një trup që dridhet, një fjalë ngushëllimi dhe mbështetje në mes të gënjeshtrave, një gllënjkë uji dhe kafshatë ushqimi në barkun e një endacaku të uritur.

Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “…Bekimi më i madh në jetë është një grua e mirë dhe e drejtë.”

Pastërtia e dashurisë së një gruaje të mirë nuk mund të krahasohet me ndonjë gjë tjetër të kësaj bote. Arritja në një pikë ku mund ta arrish atë dashuri është diccka totalisht madhështore..

Shumë prej nesh ndërtojnë mure rreth zemrave tona. Jemi tallur nga njerëz që nuk e kuptojnë besimin tonë, jemi thirrur me emrat më të këqijë vetëm për shkak të ekzistencës tonë apo për shkak të veshjes që kemi zgjedhur.

Dhe fatkeqësisht, ne jemi lënduar edhe nga njerëzit në komunitetin tonë. Imamët e xhamive hedhin fjalë dhe bëjnë shaka për gratë sikur ne nuk jemi aty dhe nuk i dëgjojmë ato – sikur mos të ndikonte aspak në faktin se shpeshehrë na fusin në një thes në mënyrë stereotipike të na gjykojnë se jemi shumë emocionale, shumë të ndërlikuara, shumë “femër” pra.

Nga komentet përqeshëse për të pasur katër gra që i dërgojnë burrat në të qeshura të zhurmshme e deri te birucat e errëta të xhamive në të cilat “na janë dedikuar”për t’u falur. Dhe gratë duhet të luftojnë me të gjitha këto. Disa prej nesh janë të ekspozuar edhe ndaj abuzimit brenda familjeve tona. Na thuhet se nuk mundemi. Kjo është fjala që përdoret më shpesh në të tilla ambiente “nuk mundemi”.

Nuk mund të ndjekësh ëndrrat e tua sepse je grua. Nuk mund të dukesh para publikut sepse je grua. Nuk mund të flasësh për veten sepse je grua. nuk.. nuk … nuk mundesh.

Por ne mundemi, dhe e dimë këtë, sepse jemi disa nga qeniet njerëzore më inteligjente dhe më të artikuluara në planet. Dhe kështu ne luftojmë çdo ditë për të qenë besimtare besnike, për të ndjekur ëndrrat tona, edhe pse na thuhet të mos e bëjmë këtë, të punojmë me zell për të përmirësuar komunitetin tonë sepse e duam atë pavarësisht të metave të tij.

Çdo ditë i luftojmë këto beteja. Dhe kështu ne pa e ditur ndërtojmë mure rreth zemrave tona. Jo për të mbajtur jashtë dashurinë, por për të mos i lënë shteg dhimbjes. Për të mbajtur jashtë zërat e njerëzve që na thonë të mos flasim, të mos bëjmë ose të mos mendojmë. Për të mbajtur jashtë komentet e kalimtarëve në tren që thonë kthehu në vendin tënd. Muret janë aty në mënyrë që batutat e pandershme të na rrokullisen nga supet, në mënyrë që ne të hyjmë ende në xhami dhe të falemi edhe kur hapësira është nën nivelin e duhur.

Ne kemi nevojë për ato mure rreth zemrave tona për të mbijetuar. Ne i kemi bashkuar ato guaska të jashtme në mënyrë që të mos jemi të shkatërruar në çdo hap, zemërthyer në çdo fjalë negative, të paaftë për të ngritur kokën mbi ujë sa herë që dikush thotë se “nuk mundemi”.

Dashuria e një gruaje është brenda atyre mureve, brenda asaj guacke që rritet dhe ngurtësohet prej vitesh. Burri i pasuksesshëm përpiqet t’i rrëzojë me forcë ato mure dhe të arrijë atë që është brenda, duke hequr dorë me zemërim kur kupton se ato fortesa nuk do të rrëzohen papritmas. Ai dëshiron atë që nuk e meriton ende.

Njeriu i suksesshëm qëndron dhe pret derisa të vërejë një tullë të vetme të lirshme në atë mur, dhe ai e shtyn atë dhe e tërheq nga vetjaj. Ky është fillimi i dashurisë – çmontimi sistematik i çdo pengese që ajo ka ngritur sepse i është dashur të mbijetojë gjatë gjithë këtyre viteve.

Ai i përkushtohet asaj. Ai i ofron asaj zemrën e tij, edhe nëse ajo është gjithashtu e mavijosur dhe e thyer. Pikërisht atëherë lind dashuria e vërtetë.

Ata që kanë njohur dashurinë e një gruaje të mirë do ta dinë se nuk ka të krahasuar. Asgjë më të ëmbël. Asgjë më të vërtetë. Asgjë tjetër që mund të jetë një vend i përjetshëm ngrohtësie në mes të dimrit, një përrua rrjedhës në mes të thatësirës dhe një vend për të vendosur zemrën tuaj kur zemra juaj dikur ishte e pastrehë.

Duhet dashuria e një burri të mirë për të njohur vërtet potencialin e dashurisë së një gruaje të mirë. Zoti ia dhëntë të gjithë atyre që e kërkojnë.

“Gratë e mira janë për burrat e mirë dhe burrat e mirë për gratë e mira” (24:26).

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.