Rreth 42% e muslimanëve në Francë u ngacmuan të paktën një herë në jetën e tyre, sipas një sondazhi të publikuar nga Instituti Francez i Opinionit Publik (IFOP).

Hulumtimi ka vënë në dukje se ngacmimi me prapavija racore ka ndodhur gjatë kontrolleve të policisë, aplikimeve për punë dhe qiradhënies.

Rreth 60% e grave muslimane që mbajnë shaminë thanë se u ngacmuan të paktën një herë, ndërsa kjo shifër ishte 44% për gratë myslimane që nuk mbanin një të tillë.

Ndërsa 24% e muslimanëve që morën pjesë në studim thanë se ishin sulmuar verbalisht, kjo normë ishte 9% për jo-muslimanët. Gjithashtu, 37% e grave myslimane me shaminë thanë se ishin fyer.

Muajin e kaluar, ligjvënësi francez i djathtë ekstrem Julien Odoul i kishte kërkuar një gruaje muslimane të hiqte shaminë e saj në një takim me grupin e shkollës, duke e sulmuar edhe verbalisht në të njëjtën kohë.

Incidenti ngjalli diskutime dhe deklarata në shënjestër të muslimanëve. Javën e kaluar, një burrë 84-vjeçar u arrestua pasi qëlloi dhe plagosi rëndë dy persona teksa po luteshin në një xhami në qytetin Bayonne

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.