Duke iu përgjigjur një sondazhi të kryer me një grup përfaqësues të kolegëve të tyre, 52% e nxënësve të shkollave të mesme në Francë thanë se ishin në favor të mbajtjes së simboleve fetare në shkollat ​​publike.

Kjo tregon se shumica e studentëve francezë në fakt nuk janë aspak të apasionuar pas luftës që institucionet po bëjnë kundër fesë në Francë.

17 vjet pas ligjit që ndaloi përdorimin e hixhabit dhe shfaqjen e simboleve fetare në shkolla, studentët francezë shprehen në shumicë, kundër këtij konceptimi të ashpër të sekularizmit. Ndonëse është një rezultat i ngushtë, është gjithsesi domethënës duke parë kontekstin.

52% e nxënësve të shkollave të mesme në Francë ishin në favor të përdorimit të simboleve fetare në shkollat publike tregohet në hulumtimin e kryer nga IFOP, një organ që merret me sondazhet  në emër të Licra-s (Ligue Internationale contre le Racisme et l’antisémitisme ). Hulumtimi është botuar së fundmi në periodikun historik Droit de vivre duke ngjallur shumë reagime.

49% nuk ​​do të kishin kundërshtim ndaj zyrtarëve publikë që tregonin bindjet e tyre fetare dhe 38% do të ishin në favor të një ligji që lejon studentet femra të veshin “burkini” gjatë orëve të notit. (përqindje që arrin në 76% në mesin e nxënësve të shkollave të mesme që deklarohen myslimanë).

Edhe në lidhje me “të drejtën e blasfemisë” 52% e studentëve të shkollës së mesme nuk janë në favor; mes tyre të rinjtë muslimanë janë 78% kundër .

Në një pjesë tjetër të sondazhit, 37% e studentëve besojnë se ligjet që rregullojnë shekularizmin janë diskriminuese ndaj myslimanëve (kjo shkon në 81% të nxënëit myslimanë të shkollës së mesme)

Francois Kraus, autor i hulumtimit që paraqet rezultatet, thotë: “Aktualisht, myslimanët përfaqësojnë 14% të popullsisë së shkollës së mesme, dhe kjo bërthamë është shumë armiqësore me sistemin aktual laik” .

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.