Nga Asma Hussein

Në mëngjesin tim të fundit në Ishullin Princ Edward, vizitova një plazh që ishte plotësisht bosh. Shikova në të gjitha drejtimet dhe nuk kishte asnjë person.Asnjë person përreth donte të thoshte që mund të hiqja hixhabin tim. Dhe kështu bëra. Flladi i Oqeanit Atlantik më ledhatoi lehtë flokët. Nuk e dija se do ta bëja, por qava shumë. Sepse ndjenja ishte e mrekullueshme. Po kaloja kohë me oqeanin dhe disa zogj, asnjëri prej të cilëve nuk më shikoi apo u interesonte se isha atje. Dhe unë pyesja veten: “A kështu është ndjenja kur nuk e bart hixhabin?”Ecja dhe ecja, me hixhabin tim ngjyrë portokalli të grumbulluar në grushtin tim. Shikova në sipërfaqen e madhe të ujit, qiellin, këmbët e mia dhe gjithçka në mes. Falenderova Zotin që më solli këtu, në një vend që kam dashur ta vizitoj që kur isha fëmijë.Dhe pastaj ishte koha për të shkuar. Shikova hixhabin tim dhe pastaj në drejtim të parkingut. Nga larg mund të shihja figura të vogla dhe e dija që disa njerëz kishin filluar të vinin. Mund të kisha ecur deri në makinën time pa hixhabin tim. Askush këtu nuk më njeh. Mund të pretendoja se isha dikush tjetër për një moment. Mund ta ndjeja erën për pak më gjatë.Por nuk e bëra. I thashë lamtumirë erës ngjitëse të kripës dhe vura hixhabin tim. Hixhabin tim e fryu era, por nuk ndihej më njësoj. Pastaj u ktheva në makinën time, duke hyrë përsëri në botë si një grua myslimane.Një grua që shikohet, gjykohet dhe mbahet gjithmonë në një nivel më të lartë kontrolli. Një grua që thjesht dëshiron të jetojë jetën e saj, por shihet si një flamurtare e këtij besimi. Një grua që është e papërsosur, por duhet të mbajë një imazh të përsosmërisë në mënyrë që të nderojë të tjerët si ajo. Dhe është aq, aq e lodhshme.Askush nuk mund ta kuptojë këtë peshë.Por ndërsa Po kthehesha mbrapa, i‘u drejtova Allahut: Unë e bëj këtë për Ty dhe askënd tjetër. Edhe pse është e vështirë, unë do ta mbaj atë. Do ti përmbahem. Fort me këmbëngulje dhe durim.Nuk do zgjedhja rrugë tjetër, sepse Ai e zgjodhi këtë për mua. Dhe unë e dua dhe i bindem Atij.Në Parajsë, do ta ndiej përsëri këtë fllad në flokët e mi. I ftohtë, i butë dhe i ëmbël, që mban një aromë më të mirë se ajo e një mijë oqeaneve.Unë do të pres atë ditë. Mendoj se mund të duroj edhe pak më gjatë

përshtati Ajshe Emini

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.