nga Zohair Abdul-Rahman

Shkenca moderne kohët e fundit ka treguar një interes të veçantë mbi urtësinë e traditave të lashta të lindjes si ato të Budizmit, Konfucianizmit, Taoizmit dhe Hinduizmit. Relativisht në fushën e re të psikologjisë pozitive, shumë prej këtyre traditave të Lindjes përdoren për ta përmirësuar mirëqenien e përgjithshme. Si për shembull praktika e meditimit budist është një ndërhyrje e psikologjisë moderne e marrë drejtpërdrejtë nga Lindja. Nëse shfletojmë literaturën do të gjejmë një sërë studimesh që kanë hulumtuar efektet e tij neurobiologjike dhe dobitë terapeutike. Rezultatet premtuese të gjetura në këto studime kanë përfshirë çështjen e meditimit në një larmi protokollesh trajtimi si për sëmundjet fizike njashtu edhe ato mendore. 

Megjithatë, tradita e spiritualitetit në Islam thuajse është më pak e shqyrtuara në krahasim me filozofitë tjera shpirtërore të mbarë botës sa i përket  efektit të saj të mundshëm mbi mirëqenien. Në epokën moderne, tradita islame flitet vetëm sa i përket besimit duke i lënë pas dore dimensionet e saja të thella shpirtërore dhe morale. Sidoqoftë, historikisht shumë dijetarë muslimanë jetën e tyre ia përkushtuan studimit mbi çështjen shpirtërore dhe psikologjike të njeriut. 

Roli i spiritualitetit në mirëqenien shpirtërore dhe mendore

Kërkimi i një ekuilibri emocional dhe përhapja e ankthit është vërtet universale dhe vazhdon deri më sot. Pavarësisht progresit të madh shkencor dhe përparimet mjekësore të arritura në shekujt e fundit, përsëri duket se ka një rënie të shëndetit mendor. Normat e depresionit janë rritur bujshëm mes viteve 1988-2008 në SHBA. Brenda kësaj periudhe kohore përdorimi i antidepresantëve në popullatë u shtua në 400%. Mes vitit 1950-2000 numri i vetëvrasjeve u trefishua tek moshat e reja (15-24), ndërsa tek mosha mesatare, numri i vetëvrasjeve u rrit në 40% nga 1999 -2016. Çuditërisht, numri i vetëvrasjeve është më i madh tek vendet e pasura sesa ato të varfëra. Një studim ndërkulturor që përfshin 132 shtete dhe afro 140,000 njerëz zbuloi se, edhe pse rajonet e pasura raportuan që kishin nivel më të lartë të lumturisë, aty mbretëronte një numër shumë i vogël që kishin kuptuar qëllimin e jetës në krahasim me vendet e varfëra. Njerëzit e vendeve më të varfëra si Nigeria dhe Togo raportuan nivelin më të lartë të kuptimit por në anën tjetër më të ulëtin e lumturisë. Faktori kyç që mund ta sqarojë dallueshmërinë midis këtyre vendeve është aftësia apo arritja e njerëzimit për ta kuptuar qëllimin e jetës. 

Këto studime tregojnë vlerat e jashtëzakonshme që sjell spiritualiteti në përmisimin e çekuilibrimit emocional. Zhvillimi i spiritualitetit tek njeriu është më e rëndësishme sesa arritjet financiare. Njerëzit shpesh besojnë se fazat kalimtare të lumturisë që arrihen përmes argëtimit, zbavitjes, pasurisë do t’ua mundësojë atyre ta tejkalojnë ankthin. Ibn Hazmi  thekson se natyra e përkohshme e kësaj bote do ta çojë në mënyrë të pashmangshme njeriun në një krizë të mundshme. Kërkimi i kuptimit të jetës është rruga e cila na nxjerr nga humnera. Është përpjeka shpirtërore ajo që përqëndrohet në zbulimin e asaj çka i jep vlerë jetës. 

Inteligjenca shpirtërore dhe arritja për t’u përballur me ngjarjet e jetës

Sëmundja mendore dhe gjendja emocionale tek disa pretendohet thjesht si një term biologjik. Është e vërtetë se në mendjen dhe emocionet tona ekzistojnë komponente biologjike, mirëpo nuk do të thotë se këto janë të vetmet. Psikologjia moderne ka bërë të ditur se aspekti thelbësor i mendjes njerëzore përfshihet nga shpirtërorja. Në fakt, Dr. Robert Emmons, studiues kryesor i psikologjisë shpirtërore, ka propozuar që spiritualiteti të merret si një lloj i veçantë i inteligjencës njerëzore. Inteligjenca shpirtërore është në thelb aftësia e një personi për ta përpunuar dhe zhvilluar botën përreth dhe për të zbuluar kuptimin dhe domethënien e saj. Në traditën islame, ky proces apo zhvillim përfshin të menduarit mbi shenjat e Zotit që ekzistojnë në botë të cilat na informojnë dhe mësojnë se si të veprojmë, mendojmë dhe ndjejmë. Për shembull, kur një person dëshmon  në ndryshimin e pemëve gjatë stinës së vjeshtës, këtë ai e kupton si një shenjë nga Zoti. Një gjë e tillë na përkujton natyrën e përkohshme të kësaj bote, duke e inspiruar njeriun për synime më të larta në jetë. Ose, mbase shumëllojshmëria e ngjyrave e frymëzon atë ta njohë bukurinë e diversitetit apo larmisë së njerëzimit. Një person me inteligjencë të lartë shpirtërore, në mendjen e tij i veçon ngjarjet me domethënie pozitive dhe kuptimplote që i shpalosen përreth. Një gjë e tillë ia plotëson gjendjen shpirtërore me pozititet siç është inspirimi, optimizmi, mirënjohja dhe këmbëngulja. 

Njerëzit me nivel të ulët të inteligjencës shpirtërore nga ana tjetër, ose do t’i përvetësojnë gjërat e rrejshme të botës rreth tyre ose nuk do të arrijnë që t’i njohin shenjat e Zotit në tërësi. Dhe si pasojë kjo do t’i mbushë ata me zemërim, xhelozi, arrogancë dhe mendjemadhësi. 

Në fushat e psikologjisë dhe psikiatrisë klinike, shumë praktikues po fillojnë gjithashtu ta njohin rolin e spiritualitetit si një pjesë esenciale të parandalimit dhe trajtimit të sëmundjeve mendore. 

Në një protokoll të Praktikës Familjare, autorët  arrijnë në përfundim, “… çështja shpirtërore duhet të futet në përdorim sa i përket kujdesit të pacientit, ngase kjo mund të ndikojë pozitivisht në shëndet dhe sjellje, dhe (ne) rekomandojmë që mjekësia të zgjerohet në një model biopsikosocial-shpirtëror.” 

Një përmbledhje sistematike e studimeve të shumëfishta (që përfaqëson një nga nivelet më të larta të provave klinike) tregon se adoloeshentët që posedonin një nivel më të ngritur të shpirtëores dhe besimit (fesë), kishin shëndet më të mirë mendor.  Siç mund ta shohim, spiritualiteti dhe kuptimi i qëllimit të jetës duket të jenë shumë të rendësishme për një kujdes optimal të shëndetit mendor, dhe që kanë veti të forta mbrojtëse dhe terapeutike. Ibn Kajimi, thotë, “E kaluara kurrë nuk mund të ndryshohet e as të përmirësohet me trishtim e mërzi, por përkundrazi, ajo arrihet me të qenit i kënaqur, mirënjohje, durim, besim në caktimin e Zotit dhe me njohjen verbale se gjithçka ndodh vetëm me vendimin dhe urdhrin e Zotit. 

Ekziston një literaturë e madhe në fushën e psikologjisë pozitive që ka të bëjë me vetë-sistemimin dhe mirënjohjen e rasteve më të ulëta të sëmundjes mendore. 

Vetë-sistemimi është vullneti që ua mundëson njerëzve të veprojnë sipas vlerave të tyre dhe çështjeve afatgjate pavarësisht kostove të energjisë apo kënaqësisë afatshkurtër. Kjo në spiritualitetin islam njihet si sabër (durim). Ibn Kajimi përmend se gjuhësisht sabri i ka tre përbërës: 1. frenim, 2. forcë, 3. ndërtim. Ai thekson se sabri është forca e cila ia mundëson njeriut që të veprojë në mënyra që i sjellin dobi atij. Ky koncept i vetë-sistemimit (rregullimit) është aq i rëndësishëm sa dr. Timothy J. Strauman ka bërë të ditur që depresioni klinik është në fakt një çrregullim i vetë-sistemimit.  

Spiritualiteti është një përbërës i rëndësishëm në shërimin dhe mbrojtjen e mendjes.

Tradita shpirtërore islame përmban një larmi praktikash dhe besimesh që mund të analizohen për përfitime terapeutike. Ndaj dhe kemi vendosur që të fokusohemi në një prej praktikave të përshkruar për ankthin dhe simptomat depresive: një lutje specifike për të shmangur ankthin dhe depresionin. 

përktheu: Hanife Alija Dauti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.