Një grua muslimane e lindur në SHBA me hixhab në bordin e një fluturimi Southëest Airlines ka hedhur ne gjyq një stjuardesë sepse e ka detyruar atë të lëvizë nga një rresht dalje me justifikimin se nuk fliste anglisht, gjë që do të “bllokonte të gjithë aeroplanin” në një rast urgjence.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame, grupi më i madh i të drejtave civile dhe advokimi i muslimanëve në vend, ka paraqitur një ankesë në emër të saj kundër linjës ajrore, ku pretendohet se anëtarja e ekuipazhit në bordin e fluturimit nga Fort Lauderdale për në Dallas më 22 maj i tha Fatima Altakrouri se ajo do të pengonte ekuipazhin dhe të gjithë pasagjerët në rast urgjence sepse ajo nuk flet gjuhën, pavarësisht nga fakti që të dy biseduan në anglisht. Ajo cfarë e nëncmoi akoma më shumë Fatimen, ishte fakti se nuk e zhvendosi motrën e saj pa hixhab, që ishte ulur pranë saj, dhe të dyja po bisedonin në arabisht në momentin kur stjuardesja bëri kërkesën e saj.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.