Nga Melanie Swan

Edhe pse miliona femra nëpër botë e veshin shaminë/mbulesën, ajo përbën ende një temë që ngjall polemika dhe keqkuptime në mesin e njerëzve.

Dr. Naushin Pasha-Zaidi, një studiuese në Institutin Petroleum, ka filluar një projekt për të hulumtuar perceptimet e shamisë midis muslimanëve dhe jomuslimanëve në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jashtë vendit. Pasi ka shkruar disertacionin e saj mbi këtë temë, ajo vendosi të  vazhdoi hulumtimet e mëtejshme.

Ajo po mbledh përgjigjet nga femrat e disa feve të botës, duke përfshirë Amishët, Hindu, Wiccanët dhe Muslimanët.

Unë kam dëshirë vërtet të dëgjoj tregimet e muslimanëve.

Në termet e letërsisë feministe, literatura perëndimore e paraqet  shaminë si një simbol i shtypjes, por unë kam vështirësi të marrë mendimin e burrave, sepse ata mendojnë se kjo është një temë që i përket femrave muslimane.”

Dr. Louise Lambert, një psikologe dhe pedagoge në Universitetin Kanadez të Dubait, ka qenë një nga kontribuueset jomyslimanë në hulumtim. Si kanadeze në Dubai, Dr. Louise Lambert tha se ajo e ka parë se çfarë do të thotë shamia për studentët e saj.

Ajo tha se hulumtimi ka qenë një temë e rëndësishme.

Është atje, por askush nuk është duke folur për këtë, tha ajo.

Për shkak të mediave, shamia është bërë një temë e nxehtë dhe ajo është pjesa më e politizuar e veshjes. Shamia është një pjesë e veshjes, por ajo ka shumë më shumë rëndësi se kaq.

“Hulumtimi është duke ndihmuar njerëzit që të shohim të tjerët me sytë e njëri-tjetrit,” tha ajo. Ka aq shumë keqkuptime në lidhje me shaminë dhe kur është e çështjet e femrave unë gjej se femrat perëndimore dominojnë bisedën, thonë se ajo asgjë s’ka të bëj me ne, ose nga ana tjetër, burrat thënë se asgjë  s’ka të bëj me ta.

Nuk kemi nevojë t’i detyrojme gratë të veshin shaminë ose mbulesën tonë.

Ajo tha se për studentet e saj, shamia është një pjesë e identitetit të tyre.

Alia Khan, kryetare e Këshillit të Dizajnit të Modës Islame, tha se organizata po mbështet hulumtimet si Modë Islamike, kjo është një fushë e cila po rritet me shpejtësi nëpër botë, dhe madje edhe në vende të papritura si Meksika.

Jo vetëm që ka një kërkesë nga femrat muslimane për veshjen më modeste, por edhe nga femrat hebreje, të krishtera.

Kjo nuk është vetëm një fe, por një mënyrë e jetesës, kështu që është e rëndësishme për të parë ideologjinë, besimet përtej kësaj kulture, tha zonja Alia Khan. “Dhe cilat janë perceptimet e njerëzve për të tjerët, respektimi me këtë mënyrë të jetesës? Kjo po politizohet ende edhe pse shamia nuk ka të bëjë fare me politikën në përgjithësi. Kjo është një temë e gjerë dhe na duhet shumë punë për të adresuar aspektet e shumta të saj.”

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.