Studimi: Muslimanët në Europë, të integruar, por jo të pranuar

0

Një studim i fondacionit Bertelsmann arriti në përfundimin se gati të gjithë myslimanët ndjehen të lidhur me Gjermaninë. Por ata duhet të luftojnë me paragjykimet pasi një në pesë europianë nuk do t’i ketë ata si fqinjë, raporton Deutche Welle.

Krahasuar me vendet e tjera europiane, Gjermania merr nota më të mira në drejtim të integrimit të muslimanëve.

Fondacioni Bertelsmann  analizoi situatën e muslimanëve që kanë ardhur në Gjermani para vitit 2010 duke e krahasuar atë me situatën e tyre në Francë, Zvicër, Austri e Britaninë e Madhe.

73% e fëmijëve të muslimanëve që kanë në Gjermani rriten me gjermanishten si gjuhë të parë. Edhe niveli shkollor ka shënuar rritje. Megjithatë ka edhe minuse: kështu në Francë e braktisin shkollën vetëm 17% muslimanë, ndërsa në Gjermani kjo është shifër është më e lartë, 36%.

60% e 4,7 milionë muslimanëve në Gjermani punojnë si gjermanët me orar të plotë. Por muslimanët mjaft besimtarë e kanë më të vështirë, ndryshe nga Britania e Madhe, ku ky grupim për të njëjtin kualifikim përfaqësohet në të njëjtat profesione si vëllezërit më pak besimtarë. Nga ana tjetër ata përballen me refuzim.

Studimi me titullin “Muslimanët në Europë – të integruar por jo të pranuar?”, tregon se sa të mëdha janë paragjykimet kundrejt tyre. Pyetjes se “kë refuzoni ta keni si fqinj?” shumë të anketuar në Gjermani, Austri, Zvicër, Britaninë e Madhe e Francë i përgjigjen se refuzojnë muslimanët më shumë se të tjerët si; familjet me fëmijë, të huaj të tjerë, homoseksualët, hebrenjtë, ateistët, apo njerëz me ngjyrë. Vetëm refuzimi i britanikëve kundrejt familjeve me shumë fëmijë arrin vlera të larta deri 28%.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.