Nënshkruesit flasin për ndjenjë frike në Capitol

Dhjetra anëtarë të stafit të Kongresit të SHBA-së dënuan komentet e fundit islamofobike të deputetes Laurent Boebert ndaj koleges Ilhan Omar, duke thënë se “klima e shtuar e islamofobisë” në Capitol Hill kishte krijuar një “ndjenjë ankthi dhe frike”.

Në një letër të hapur drejtuar udhëheqësve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA të mërkurën, grupi tha se “retorika e urrejtjes së zyrtarëve publikë ndikon drejtpërdrejt tek ne dhe rrezikon sigurinë tonë, si në vendin e punës ashtu edhe në jetën e përditshme”.

“Ne jemi dëshmitarë të ngacmimit të pakontrolluar të një prej vetëm tre anëtarëve muslimanë të Kongresit – dhe të vetmit anëtarë muslimanë të dukshëm – dhe ne besojmë se puna jonë nuk është as e sigurt dhe as e mirëpritur”, thuhet në letrën, e nënshkruar nga 62 anëtarë të stafit musliman në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe nga 378 të tjerë anëtarë të stafit.

Letra u dërgua pasi një video u shfaq në Facebook, në të cilën Boebert, një deputete republikane nga Colorado, përshkruan një takim me Omar, një somaleze amerikane dhe një nga gratë e para muslimane që u zgjodh në Kongres.

Në video, Boebert përshkroi takimin me Omarin në Capitol dhe tha se ajo ishte e lehtësuar që “nuk kishte çantë shpine”, duke aluduar qartë se Omar mund të mbante një bombë.

Kjo shkaktoi dënime dhe thirrje të gjerë nga demokratët drejtuar udhëheqjes së Dhomës së Përfaqësuesve për të hequr Boebert nga detyrat e saj.

Një mbështetëse e ish-presidentit Donald Trump, Boebert u zgjodh në Kongresin e SHBA vitin e kaluar si një luftëtare për të drejtat e armëve.

Më vonë ajo kërkoi falje publike për komentet, por biseda e dy deputeteve u ndërpre pasi Omar tha se Boebert nuk u pendua. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.