Sipas Rrjetit Evropian Kundër Racizmit, në Itali 65% e muslimanëve kanë përjetuar episode dhune dhe diskriminimi dhe gratë janë kategoria më e prekura.

Karikaturistia Takoua Ben Mohamed i ka ilustruar disa prej këtyre episodeve në një video të animuar që promovon fushatën “Shikoni përtej paragjykimit”, pjesë e kornizës së Projektit MEET, projekti i të cilit Progetto Aisha është gjithashtu një partner. Projekti MEET (Së bashku për një Evropë Më të Barabartë-Parandalimi i islamofobisë kundër grave dhe vajzave) i cili është një projekt i bashkëfinancuar nga Programi i të Drejtave, Barazisë dhe Qytetarisë së Bashkimit Evropian dhe në partneritet me Fondacionin L’Albero della Vita – Onlus.

Kundër diskriminimit fetar, në veçanti ndaj grave muslimane, duke kërkuar që të shikojmë përtej stereotipave: ky është qëllimi i fushatës që Fondacioni L’Albero della Vita – onlus ka krijuar për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe institucioneve në këtë drejtim.

*Takoua është autore e 3 librave të animuar “Nën shami”, “Revolucioni i jaseminës” dhe “Një  tjetër rrugë për në Kamboxhia”. Në vitin 2019 ajo bëri dokufilmin “Hejab Style” për Kanalin Dokumentar Al-Jazeera. Për më shumë se dy vjet ajo ka bashkëpunuar me qendrën Confronti. Angazhimet e radhës profesionale të autores: “në mes të majit me një libër të ri me titull”Shoku im i ngushtë fashist”dhe pjesë e një fushatë europiane kundër islamofobisë, me një fokus të veçantë tek gratë muslimane”.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.