Samia Suluhu Hassan, e cila deri më tani ishte duke shërbyer si nënpresidente e Tanzanisë, të premten u betua në postin e presidentes së shtetit me rreth 60 milionë banorë që shtrihet në lindje të Afrikës. Ajo u bë presidente pas vdekjes së presidentit John Magufuli, i cili e mohonte Covid19.

Hassan, 61 vjeçe, u betua në detyrë në kryeqytetin Dar es Salaam. Ajo e mori postin e kryetares se shtetit pas vdekjes së Magufulit, i cili për më shumë se dy javë mungoi në jetën politike.
Në një deklaratë, presidenca e Tanzanisë tha se presidentja e re do t’i drejtohet kombit pas betimit dhe gjithashtu do të mbajë një takim me kabinetin.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.