Nga Ermir Hoxha

Ime më i kalon paksa me sportivitet kësilloj tërmetesh. Jo se është trime, sigurisht as e çartur, porse ka përjetuar atë të llahtarshmin e Stambollit të gushtit ’99 me 40 mijë viktima.

Ç’prej atij çasti, jeta e saj kahmorri drejt namazit, e sot ndodh që tërmeti ta gjejë dhe në namaz.

Lusim Zotin që kjo gjëmë të konvertohet në hajër e mirësi për shumëkënd, ku hajri e mirësia në këtë rast janë kthimi kah besimi, kah raporti i drejtë me Zotin, bindja ndaj Tij, dhe të jetuarit siç Ai udhëron.

Aman, vetëm jo në variantin “unë besoj sipas mënyrës sime”, diçka që zakonisht t’i sjell zorrët te gryka.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.