Nga Sumea Ramadani *

Pse qe nevoja për sistem nervor?

Fillimi rumbullaksohet në Homeostazis (stazis – stabil, i qendrueshëm) qendrueshmëria e mjedisit të brendshëm. Homeostaza është parakusht për funksionimin normal të çdo qelize në organizmin tonë numri i të cilave është reth 100 trilion.

E thënë shkurt: sistemi nervor përbëhet prej trurit dhe palcës kurizore. Këtu integrohen informatat, pëpunohen dhe jepet përgjigjja e përshtatshme. 

Truri i njeriut i cili peshon 1.3 kg përbëhet prej 10/11 neuroneve që është e njëjtë me numrin e yjeve në galaktikë dhe 10/14 sinapseve (sinaps – lidhja mes neuroneve).

Truri i njeriut është mrekulli më vete, shumë origjinal, nuk i ngjan askujt, është shumë i mençur, dinak, llogaritës, komik,  të gjitha këto së bashku!

 Fillimisht duhet të sqarohen disa nga grup-zonat e rëndësishme të trurit:

  • Zona Parietoksipitotemporale – zona e funksioneve logjike, kuptimit dhe përceptimit të botës së jashtme.
  • Zona Limbike – zona përgjegjëse për sjelljet fizike, ndjenjat dhe motivimin.
  • Zona Prefrontale – zona ku përpilohen “planet strategjike”, zona e zgjidhjeve matematikore, logjike, memoria afatshkurte, neuronet pasqyrë (zbulimi më i madh neurologjik i shekullit XX që janë të përgjegjshme për empatinë) dhe më e rëndësishmja qendra e DEPRESIONIT!

Çka është depresioni ? 

Depresioni hyn në kategorinë e sëmundjeve mendore, shqetësim psiqik me simptomë të caktuara ku shërimi është i mundshëm.

Përtej etiketimit që njihet nga mesi i popullit si shqetësim kalues, palumturi e pikëllim, depresioni është shqetësim serioz mendor me shenja bartëse si: veçim nga jeta sociale, humbje e interesit për aktivitetet ditore, ndjesi e nevojës për qarje të shpeshtë, mungesë e kujdesit personal, pesimizëm, ndjenjë e fajsisë, mungesë e vetbesimit, probleme me përqëndrimin, nivel më i ngritur ose më i ulur i energjisë dhe oreksit, çregullime të gjumit, mendim i vazhdueshëm i gabimeve  të së kaluarës, ndjesi e joproduktivitetit në jetë dhe të ngjashme. 

Vlen të theksohet niveli global i përqindjes së vuajtjes nga depresioni është më i lartë tek gjinia mashkullore njëkohësisht kërkimi për rehabilitim është më i lartë nga ana e gjinisë femërore.

Depresioni është aftësi për zgjidhjen e problemit! Vallë a kishe menduar ndonjëherë në këtë mënyrë?! Kthehemi tek “miku ynë truri”: kur paraqitet ndonjë problem në jetën tuaj të gjitha grupet neuronike të pjesës së përparme të trurit aktivitetet e tyre i udhëzojnë në zgjidhjen e saj.

Ky aktivitet përqendrohet nën përkufizimin e depresionit mirëpo rezulton zgjidhjen, gjë që na jep të kuptojmë se depresioni nuk paraqet çregullim por një aftësi të përfituar!

E keni parasysh thënien e famshme: “Çka nuk të vret, të bën më të fortë”. Dëshiron të biesh në depresion?! Urdhëro! Mirëpo duhet të dish edhe si të dalësh! Është përvoja ajo që e projekton njeriun! Mund të fillosh me hapa të thjeshta si: Të caktosh qëllime afatshkurte dhe afatgjatë në jetë. Mos neglizho aktivitetet fizike. Bëj gjum të rahatshëm dhe ushqeje trurin shëndetshëm. 

Mundohu maksimalisht të ikësh nga përdorimi i antibiotikëve ngaqë dhimbja trupore kalon ndërsa pasojat që shkaktojnë antibiotikët në qelizat nervore jo.

Sfido mendimet negative dhe nis diçka të re sepse do krijohen sinapse të reja në trurin tënd gjë kjo që rritet aftësitë tjuaj për të arritur lumturinë!

Mos harro çdo kaos ka një afat skadimi, kështu që… mos e vritni mendjen për gjëra të kota!

Shoku nuk do t’i ndajë vështirësitë me ty, i dashuri s’mund të ta largojë dhimbjen fizike, i afërmi nuk do të qëndrojë natën sipër librit në vend teje. Pra, kujdesu për veten tënde, mbro veten tënde, eduko veten tënde, dhe mos u jep ngjarjeve jetësore më shumë vlerë nga sa meritojnë. Të jesh i sigurt se, kur të thyhesh, s’do të të shërojë askush tjetër veç vetes tënde; kur të mposhtesh, s’do të të bëjë të ngadhënjesh askush tjetër veç vendosmëria jote. Aftësia për t’u ngritur prapë dhe të vazhdosh më tej është përgjegjësi jotja. Mos kërko vlerën tënde në sytë e njerëzve; atë kërkoje në vetëdijen tënde. Nëse vetëdija jote është e qetë, do të lartësohesh; nëse vërtet ti e njeh vetveten, ajo çfarë thuhet për ty s’do të të dëmtojë.

Amanet: Ti je miku më i mirë i vetes! Kujdesu për veten tënde!

*Studente ne Psikologji Konsultative, Hacettepe University

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.