Ju ka ndodhur ndonjë herë qe t’ju vijë ndonjë mysafir i papritur dhe keni dashur që ta qerasni me ndonjë embelsirë?
Më e freskët se ajo e pasticerive dhe e thjështë per t’u përgatitur.
Përbërësit:
- 500 g mascarpone/buding me kakao ose cokollatë
- 1 pako biskota savoiardi
- 120 g sheqer
- 1 bustinë kakao
- Qumësht
- Shllak
Përgatisim në një xhezve qumësht me kakao ose kakao me ujë dhe pa sheqer. Pasi të zihet e lemë të ftohet.
Në një tave qelqi, ose një vasketë katrore, shtrojmë biskotat savoiardi të cilat i kemi ngjyer me kakao me qumësht ose ujë. Biskotat i shtrojmë në mënyrë horizontale. Përgatisim mascarponen ose budingun me cokollatë dhe e shtrojmë sipër biskotave në një masë të lartë 1 gisht.
Shtrojmë prapë një shtresë me biskota të ngjyera në kakao.
E mbulojmë sipër me shllak/pana të ëmbëlsuar/vezë të rrahur me sheqer
Në nje lug gjelle hedhim kakao dhe ja hedhim panës sipër duke i rënë lehtë me gisht bishtit të lugës (në mënyrë që kakao të përhapet në mënyrë të barabartë).
Ju beftë mirë!