Nga Dr. Luis Rojas Marcos

Sot në shtëpitë tona po shpaloset një tragjedi e heshtur e cila më së shumti ka të bëjë me thesarin tonë më të çmuar: fëmijët. 

Fëmijët tanë janë në një gjendje shkatërruese emocionale! Në 15 vitet e fundit, studiuesit na kanë dhënë stastistika alarmuese me numër gjithnjë e më shumë në rritje të fëmijëve me sëmundje mendore e që tani arrijnë përmasa epidemike: 

Ststistikast nuk gënjejnë: 

  1. 1 në 5 fëmijë kanë probleme me sëmundje mendore
  2. Një rritje prej 43% e tyre të diagnostikuar me ADHD
  3. 37% e adoleshentëve në depresion
  4. Është rritur në 200% numri i vetëvrasjeve tek fëmijët e moshës 10-14 vjeç. 

Ç’është duke ndodhur dhe ku qëndron gabimi?

Fëmijet e sotëm janë tejet të sitmuluar dhe të stërngarkuar me gjëra materiale, ndërsa u mungojnë bazat e një fëmijërie të shëndetshme, si: 

  1. Prindër të pranishëm emocionalisht.
  2. Kufij të përcaktuar qartë
  3. Përgjegjësia
  4. Ushqyerje të ekuilibruar dhe gjumë adekuat
  5. Lëvizje në përgjithësi, sidomos ato jashtë në natyrë
  6. Lojëra kreativiteti, ndërveprime shoqërore, lojëra të pastrukturuara dhe hapësira të mërzitjes.

Në vend të kësaj, viteve të fundit fëmijët janë të plotësuar me:

  1.  Prindër të shpërqëndruar me mjete dixhitale
  2. Prindër tolerues dhe të pajtimit për t’i lejuar fëmijët “ta sundojnë botën” dhe të lirë për të vendosur rregulla kush të dojë. 
  3. Një lloj e drejte, për të fituar gjithçka pa meritë ose djersë, apo të jenë të përgjegjshëm për ta fituar atë.
  4. Gjumë jo adekuar dhe ushqim jo të ekulibruar.
  5. Një stil jete pa lëvizje (duke qëndruar shumicën e kohës ulur).
  6. Stimulim i pafund, dado teknologjike, plotësim i mejnëherëshëm i kënaqësive dhe mungesë të momenteve të mërzitshme.

Çfarë të bëjmë?

Nëse dëshirojmë që fëmijët tanë të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm, atëherë duhet t’i hapim sytë dhe t’u kthehemi bazave. Akoma ka shpresë! Shumë familje kanë vërejtur përmirësime të menjëhershme vetëm disa javë pas zbatimit të disa rekomandimeve si më poshtë: 

  1. Vendosni kufij dhe mos harroni se ju jeni kapiteni i anijes. Fëmijët do të ndjehem akoma më të sigurtë kur ta shohin se ju keni në dorë timonin. 
  2. Ofrojuni fëmijëve një jetë të ekuilibruar duke ua plotësuar NEVOJAT e tyre, e jo DËSHIRAT. Mos kini frikë të thoni fëmijëve “jo” kur atë çka ata e kërkojnë nuk është ajo çka u nevojitet. 
  3. Furnizoni me ushqim të shënetshëm dhe mbani larg ushqimit të thatë (të shpejtë). 
  4. Kaloni të paktën një orë jashtë me aktivitete si çiklizmi, ecja, peshkimi, vëzhgimi i instekteve/zogjve.
  5. Hani darkën familjare pa telefona smart apo tekonologji shpërqëndruese, bëjeni secilin të ndjehet i vlerësuar. 
  6. Luani lojëra bordi e gjithë familja, dhe nëse fëmijët janë shumë të vegjël për lojëra bordi, thjesht pretendoni se luani. 
  7. Angazhoni fëmijët tuaj me detyra apo punë shtëpie varësisht moshës së tyre (palimi i rrobave, varja e rrobave, paketimi i ushqimit, shtrimi i tryezës, ushqyerja e qenit etj.)
  8. Bëjeni një orar të qëndrueshëm të gjumit për t’u siguruar që fëmija juaj fle mjaftueshëm. Madje orari është akoma më i rëndësishëm për fëmijët e moshës shkollore. 
  9. Mësoni të mbajnë përgjegjësi dhe të jenë të pavarur. Mos i ruani nga çdo frustrim apo gabim. Keqkuptimi do t’i ndihmojë ata të ndërtojnë elasticitet dhe mësohen se si t’i tejkalojnë sfidat e jetës. 
  10. Mos i mbani çantën fëmijës suaj, mos ua kryeni detyrat e shtëpisë kur ata i harrojnë, mos ia preni bananen ose portokallin nëse munden ata edhe vetë ta bëjnë këtë (4-5 vjeç). Në vend se t’u jepni atyre peshkun, mësoni se si të zënë peshq. 
  11. Mësojani atyre edukatën e pritjes dhe mos ua plotësoni dëshirat menjëherë. 
  12. Jepuni mundësinë të ndjehen të mërzitur, ngase një gjë e tillë ua zgjon aftësinë e kreativitetit. Mos u ndjeni përgjegjës që t’i argëtoni ata më çdo moment. 
  13. Mos e përdorni teknologjinë si ilaç për largimin e mërzisë së tyre, e as mos ua ofroni ato që në sekondin e parë të pasivitetit.
  14. Shmangni përdorimin e  teknologjisë gjatë ngrënies, në makina, restorane dhe qendra tregtare. Shfrytëzoni këto momente si një mundësi socializimi duke trajnuar trurin se si të punojë kur është në gjendje “mërzie”. 
  15. Ndihmoni që gjatë “hapësirës së tyre mërzisë” të krijojnë ide të reja për aktivitete. 
  16. Jini të pranishëm emocionalisht për t’u lidhur me fëmijët dhe mësojani atyre vetë-rregullimin dhe aftësitë sociale. 
  17. Fikni telefonat gjatë natës kur t’i çoni fëmijët në gjumë për të shmangur shpërqëndrimet dixhitale. 
  18. Bëhuni menaxhues apo trajnues emocional i fëmijëve tuaj. Mësoni ata si t’i njohin dhe menaxhojnë shqetësimet dhe zemërimin e tyre. 
  19. Mësojani si të përshëndesin, të presin radhën e tyre, t’i ndajnë gjërat me të tjerët, të thonë faleminderit dhe të lutem, ta pranojnë gabimin dhe të kërkojnë falje (mos i detyroni). Bëhuni shembull i gjithë këtyre vlerave që doni t’i fusni tek ata. 
  20. Lidhuni emocionalisht – qeshni, përqafoni, puthni, gudulisni, lexoni, vallëzoni, kërceni, luani si dhe zvarrituni me ta. 

Perktheu: Hanife Alija Dauti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.