Nëse keni përjetuar lodhje ose jeni privuar prej gjumit në Ramazan, tani është koha për të menduar seriozisht përmirësim e tij. Të gjithë e dimë se netët e Ramazanit janë të bekuara dhe koha më e mirë për t’u shfrytëzuar. Gjithësesi me faljet (namazet) e vona dhe syfyrin e hershëm mund të duket e pa mundur për të pasur një gjumë të rehatshëm natën për clodhjen e trupit.

Ramazani është faza e ndërrimit “krono-biologjik” për menyrën e ushqyerjes dhe fjetjes të trupit. Kjo na bën të ndihemi të plogësht, me pak energji dhe të irrituar. Gjithësesi me disa ndërhyrje të mënçura në këtë Ramazan mund të ndihmosh trupin tënd për t’u përshtatur me orarin e ri të gjumit për të rimarr super energji.

Në vijim janë tre sekrete gjumi që do t’ju ndihmojnë të perfitoni maksimalisht nga ky Ramazan.

1. Mos qëndroni zgjuar natën kot

Në muajin e Ramazanit mundësitë për të fjetur janë të kufizuara në varësi të vendit ku jetoni.

Duke pasur parasysh kohën e shkurtër midis namazit të Jacisë dhe Sabahut, duket sikur bën llogjik që të rrijmë zgjuar dhe ta presim syfyrin. Një studim tregon se 60% e muslimanëve të cilët qëndronin zgjuar mbas orës 23:00 gjatë Ramazanit, janë shprehur se gjatë gjithë muajit kanë qenë të lodhur e të raskapitur, dhe shumica prej tyre kanë qëndruar zgjuar për t’u socializuar (çatuar me familjarë dhe miq në rrjete sociale) dhe për të parë TV.

Megjithatë, Profeti a.s ka këshilluar të mos e shtyjmë Jacinë pa arsye. Gjithashtu prej etikës së muslimanit është që të pushojë natën dhe ditën të jetë aktiv për angazhimet ditore, ndërsa prishja e këtyre ekuilibrave të natyrshmërisë do të sjellë shqëtësime.

Netët e Ramazanit janë mundësi e veçantë për të kërkuar falje dhe për të ndërtuar një vit të tëre për sukses shpirtëror. Jepini përparësi adhurimit dhe gjumit. Shmangni humbjen e kohës gjatë natës për t’i mundësuar trupit kohë për t’u clodhur dhe për të siguruar energji të mjaftueshme për të vepruar gjatë këtij muaji të veçantë!

Shumë musliman kanë deklaruar se janë përshtatur me orarin e natës duke shpenzuar kohën e tyre me të ngrënë ose në shoqëri dhe ndërkohë flejnë gjatë ditës në përpjekje për ta berë agjërimin më të lehtë. Sidoqoftë, të sforcosh trupin me qëndrimin gjatë natës është e dëmshme për shëndetin në përgjithësi dhe shton rrezikun per sëmundje. Studime të shumta kanë treguar efektet negative te shëndetit që përjetojne personat të cilët kanë këmbyer ciklin e gjumit të natës me atë të ditës, duke perfshirë rrezikun e kancerit, semundjeve të zemrës, probleme gastrointestinale dhe mbipeshë. Për ta përmbledhur: Mos qendroni gjithë natën zgjuar. Seriozisht, ështe e dëmshme per shëndetin tuaj afatgjatë. Në vënd të kësaj, jepini përparësi adhurimit dhe flini gjatë natës.

2. Mbani një ditar për gjumin e humbur në Ramazan

Mungesa e gjumit për një kohë të gjatë është e dëmshme për shëndetin dhe mund rezultojë në përkeqësimin e kujtesës dhe funksioneve kognitive, rritje të tensionit, rritje të kortizolit dhe gjithashtu keni predispozitë të shtoni në peshë.

Si të veprojmë me gjumin e humbur në Ramazan?

Studiuesi i gjumit Kurt VonRueden sygjeron të mbajmë një “ditar gjumi” në të cilin të mbahen shenim orët e humbura të gjumit. Në Ramazan mbani shënim se sa ore gjumë bëni çdo natë. Diferenca midis orëve të gjumit që ju duhet për natë minus orët e gjumit që vërtetë kryeni në Ramazan është ‘boxh gjumi”

Ashtu sikurse çdo borxh tjetër, dhe ky vazhdon të rritet. Cdo orë e munguar gjumi i shtohet borxhit tuaj. Studiuesit besojnë se mbasi keni humbur 20 orë gjumë detyrimisht jeni në “falimentim” dhe nuk do mund të jeni në gjëndje për të riparuar efektet negative të mungesës së gjumit.

Për fat të mirë, studiuesit e gjumit argumentojnë se ju mund të “shlyeni” gjumin e humbur për të kthyer efektet negative të mungeses së tij!  Kjo quhet “të paguash borxhin e gjumit” e cila ka më tepër efekt nëse shlyeni gjumin e humbur shpejt dhe në “këste” te vogla.

Ne vijim disa këshilla për të shlyer borxhin e gjumit gjatë Ramazanit:

  • Përdorni “dremitjet e fuqise” per të plotesuar borxhin e gjumit
  • Synoni të flini 15 minuta më herët duke ecur më shpejt drejt shtëpisë pas namazit të teravisë
  • Për gratë, shtoni gjumin me 1-2 orë gjatë javës së mesturacioneve kur nuk ju duhet të zgjoheni për namazin e sabahut.
  • Shtoni 1-2 orë më tepër gjumë gjatë fundjavës kur nuk duhet të punoni

Përdorni ditarin e gjumit për të qendruar mbi borxhin e gjumit në këtë Ramazan dhe shmangni falimentimin e tij.

3. Pastroni “higjienën e gjumit” për të përmirësuar cilësinë e tij

“Higjena e gjumit” është një term mjekësor i cili i referohet cilësisë të ambjentit tuaj të gjumit.

Me kufizimin e kohës gjatë Ramazanit, cilësia e gjumit mund të sjellë shumë ndryshime.

A mundëson ambjenti juaj një gjumë të thellë dhe çlodhës? Apo ambjenti juaj ju largon gjumin dhe ju bën të ndiheni edhe më te lodhur? Një nga arsyet që ndihemi kaq të lodhur gjatë ditës dhe kemi probleme me gjumin natën është sepse nuk po lidhim kohët e gjumit dhe zgjimit me shenjat e mjedisit që ndodhin natyrshëm. Këto shenja quhen “Zietgebers” të cilat i treogojnë trupit tonë kur të ndihet vigjilent dhe kur të ndihet i përgjumur.

Disa shëmbuj të shenjave të fuqishme janë :

  • Drita
  • Ndërveprimet shoqërore
  • Menyra e ngrenies/pirje s
  • Stërvitja

Ju mund t’i quani këto si “të dhëna” që i tregojnë trupit tuaj nëse është koha të ndiheni vigjilent, ose nëse është koha të ndiheni të përgjumur. Kujdesuni për përmirësimin e ambjentit të dhomës tuaj dhe bëni ndryshimet e përshtatshme për të larguar këta “vjedhës”të gjumit përpara Ramazanit.

Mbani nën kontroll gjumin dhe do të jeni gati për të hyrë në Ramazan me super energji!

Amina Khan është një specialiste fitnessi dhe themeuesja e Amanah Fitness. Ajo ka fituar çmimin Canada’s Top Fitness Professional of the Year dhe ka një doktoraturë në Health Psychology/Psikologji të Shëndetit

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.