As. Prof. Tuba Yavuz ka marrë së fundmi Çmimin e Karrierës, i akorduar nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), për projektin e saj me titull “Drejt një interneti të sigurtë dhe të besueshëm të gjërave (IoT) nëpërmjet nxjerrjes dhe analizës automatike të modelit”. Projekti në fjalë do të mundësojë rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të grupeve të tjera të pa përfaqësuara në fushën e IoT-së, metodave formale dhe inxhinierisë programuese.
Projekti
Ky projekt do të shqyrtojë analizat e shkallëzuara të sistemit të programeve, për të arsyetuar rreth sjelljes në sistemin e niveleve. Interneti i Gjërave (IoT) pritet të transformojë cilësinë e jetës tonë në sfera të ndryshme. Qëlllimi i këtij projekti është arritja e një qasjeje holistike të sigurisë së sistemeve të informacionit, nëpërmjet përdorimit të modeleve automatike dhe analizave të përcaktuara. Projekti do të mundësojë metodologjinë, mjetet dhe materialet edukative përkatëse, të cilat do t’i zhvillojnë më tej programet e sigurisë dhe praktikat e shpërndarjes në industrinë IoT.
Programi i Karrierës
Programi i Zhvillimit të Karrierës së Hershme është një aktivitet i Fondacionit Kombëtar të  Shkencës (NSF), i cili akordon çmimet më prestigjioze të këtij fondacioni. Çmimet mbështesin zhvillimin e karrierës së hershme të mësimdhënësve, që kanë potencialin e duhur për të shërbyer si shembuj akademikë në fushën e kërkimit, si dhe për të çuar më tej misionin e departamentit apo organizatës së tyre.
Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF) inkurajon në vazhdimësi paraqitjen e propozimeve nga ana e mësimdhënësve dhe studiuesve të të gjitha organizatave, duke u bërë në mënyrë të veçantë thirrje për aplikim grave, anëtarëve të pakicave të pa përfaqësuara dhe personave me aftësi të kufizuara.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.